Një banore e fshatit Shqiponjë, komuna Stravaj, Prrenjas tregon, se ka pasur konflikt me fqinjën e saj. Konflikti ka lindur për rrethimin e pronës, ku bagëtia dhe pulat kalonin në pronën e saj. Më pas ajo e rrethoi pronën, për të shmangur konfliktin. Zonja tregon, se ofendohej nga komshiet, derisa një ditë në muajin tetor, u dhunua. Sipas zonjës, komshiet i erdhën në shtëpi dhe e goditën me thikë dhe me dru dhe nga dhuna përfundoi në spital. Zonja thotë, se ende nuk di arsyen, pse e dhunuan.Për të qenë transparent u drejtuam tek pala tjetër, e cila mohon të ketë pasur konflikt verbal dhe fizik.Motrat dhunuese thonë, se zonja, që ankohet mund t’i ketë bërë dëm vetes. Ndërsa versioni tjetër është, se njëra prej tyre mbante dru, për të ecur për shkak të rëndesës në frymëmarrje dhe komshia mund të jetë vrarë pa dashje tek druri. Prej muajit tetor cështja është nën hetim. Edhe eksperti mjeko ligjor shprehet, se ekspertiza ka shkuar në prokurori.
Një zonjë është drejtuar në “Stop” pas presioneve e kërcënimeve për jetën, që ka marrë në rrjetin social facebook, që nga marsi 2022. Ajo thotë, se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Emri i profilit, ngaku vijnë kërcënimet, është Alia Ari, që për zonjën nuk ka asnjë kuptim. Ajo kërkon mbrojtje, ndaj ka bërë dhe denoncim në policinë e shtetit dhe zyrën e krimit kibernetik. Sot pas gati dy vjetësh, zonja thotë, se kërcënimet vazhdojnë dhe personi nuk është identifikuar.
Një video, që po bën xhiron e rrjetit, tregon, sesi qentë i hyjnë me themel punëve të shtëpisë. Një qen fshin e tjetri fut rrobat në kosh, për t’i cuar më pas në lavatrice.