Në qytetin e Korçës, prej më shumë se një dekade, qytetarja Zamira Kulla ka një vendim gjykate në dorë, por jo një zgjidhje. Në vitin 2013, Zamira bie pre e një skeme mashtrimi, pasi qytetari Andi Janko dhe përmbaruesi privat Andrea Katundi, i premtuan banesë sociale nga bashkia e Korcës, duke i marrë 10 milionë lekë. Paratë u transferuan përmes bankës, në emër të përmbaruesit Andrea Katundi, por premtimi për banesën sociale nuk u mbajt kurrë. Kur Zamira Kulla kuptoi, se kishte rënë viktimë e mashtrimit, vendosi t’i drejtohej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjykata e pranoi padinë dhe i shpalli fajtorë si Andi Jankon, ashtu edhe përmbaruesin Andrea Katundi, duke e shpallur këtë të fundit debitor për shumën e marrë nga zonja.Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e bërë atë të formës së prerë. Në këto kushte cështja iu përcoll Zyrës Përmbarimore Shtetërore Korçë, ku përmbaruesja Enkeleda Aliçkolli Kota u ngarkua me ekzekutimin e vendimit.Megjithatë, pas më shumë se 10 vitesh, vendimi nuk është zbatuar. Pengesa kryesore lidhet me faktin, se Andrea Katundi ka marrë kredi bankare dhe ka lënë banesën e tij nën sekuestro bankare. Zyra Përmbarimore ka sekuestruar një banesë në bashkëpronësi me bashkëshorten e Katundit, por procesi ka ngecur. Përmbaruesja e çështjes, Enkeleda Aliçkolli Kota, sqaroi, se për të vijuar më tej, qytetarja Zamira Kulla duhet të hapë një proces tjetër gjyqësor për pjesëtimin e pasurisë, me qëllim përfitimin e pjesës takuese të debitorit Andrea Katundi. Sipas saj, ky proces do të mbulohet nga Zyra Përmbarimore dhe do të hapë rrugën për ekzekutimin përfundimtar të vendimit.
Në këto dite me kushte ekstreme të motit, kur Europa është mbuluar nga shiu e reshjet e borës, krahas vështirësive, nuk kanë munguar edhe videot me humor.Një video, që tregon një “luftë” me topa bore, ndërmjet policëve dhe qytetarëve francezë, është filmuar dhe kthyer në virale.
Në 9 dhjetor trajtuam denoncimin e një zonje nga Tirana, e cila tregoi, se ishte mashtruar nga një person, që e konsideronte mike. Pas një viti miqësie, Elona Tati, i kërkoi një shumë prej 5 milionë lekësh, duke thënë, se i duheshin për një emergjencë. Duke qenë se denoncuesja nuk i kishte paratë, mori kredi në bankë me afat shlyerjeje tre vjet, vetëm që ta ndihmonte mikeshën e saj.Mirëpo tre muajt, e afatit të premtuar, kaluan dhe Elona nuk pagoi. Duke parë, se premtimet nuk po mbaheshin, qytetarja kërkoi, që gjithcka të përpilohej në zyrën noteriale të Redion Zaloshnjës, ku Elona deklaroi, se deri në shtator 2024, do ta shlyente shumën. Por as ky afat nuk u respektua.Denoncuesja bëri edhe një deklaratë të dytë noteriale te i njëjti noter, duke i dhënë Elonës një afat më të gjatë, pra shlyerje deri në qershor 2025. Por as në këtë afat nuk i mori paratë e veta.Gazetarja takoi Elona Tatin, e cila sërish deklaroi, se do t’i kthente paratë, duke kërkuar edhe dy muaj kohë. Në prani të grupit të xhirimit, Elona u zotua, se më 7 janar do të shlyente 1 milion lekë, ndërsa pjesën tjetër do ta paguante gjatë muajit shkurt.Por lajmi i mirë na ktheu në këtë histori, pasi Elona Tati i ktheu lekët të gjitha në 17 dhjetor 2025.



