Jemi në Hekal të Petrelës me zonjat Vilma dhe Greta Zenelaj, të cilat tregojnë, se cfarë zbuluan në shtator 2023, kur u kthyen nga Amerika. Toka e babait të tyre, 1100 metra2, rezultonte në pronësi të zotit Skerdi Sulovari, i cili ishte bashkëshorti i avokates ndërmjetëse Iris Cekani. Kjo e fundit ishte kontaktuar nga babai i zonjave, 94 vjecari Petrit Zenelaj, për një problem tjetër. Sipas vajzave, Iris Cekani e ka mashtruar babain e tyre.Vetë i moshuari, Petrit Zenelaj, thotë, se nuk ka shitur asnjë tokë.Me kamera të fshehtë Greta Zenelaj takon avokaten ndërmjetësuese Iris Çekani, e cila kërkon ta nxjerrë nga zyra, pasi vajzat e kanë kallzuar.Ajo nuk jep shpjegime as, sesi e mori prokurën e përgjithshme nga i ati i vajzave, e as sesi përfundoi toka e shitur tek i shoqi. Noterja Xhoana Omari, e cila ka bërë Prokurën e Përgjithshme dhe kontratën e shitjes,bën të paditurën dhe nuk shpjegon, sesi në këtë shitje, nuk kërkoi dhe firmën e bashkëshortes së të moshuarit.
Emisioni Stop dhe shoqata “Cunat e Bostonit” janë gjendur pranë familjeve në nevojë në Vorë dhe qytetin e Elbasanit. Rudina Kurti tregon, se bashkëpunimi do të vazhdojë për të ndihmuar familjet të tjera.Nga ky kontribut ka përfituar familja Koroni, e cila përbëhet nga 5 pjesëtarë, që jetojnë në cadër që prej tërmetit.Po kështu përfitues janë bërë familjet Hoxha, Xhera, Qosja,Ferra, Tallamishi si dhe Vesel Caushi e Liri Kovaci.
Viti ka nisur njësoj për njërin prej drejtuesve demokratë. Lulzim Basha, i njohur për raportin e tij të ngushtë me gjumin, është filmuar duke ia futur vrapit në aeroport, për të kapur avionin.