STOP – EMISIONI 92

Koço Kokëdhima pa mandat!
Ish-deputeti Koco Kokëdhima ka bërë një mesazh në Facebook, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i hoqi atij mandatin. Kokëdhima u thotë mbështetësve, se do të vazhdojë të punojë për ta dhe ky është vetëm fillimi. 

 
Sa kushton diploma e anglishtes për master apo doktoraturë!
Kamera e fshehtë e “Stop” këtë rradhë zbulon korrupsionin në kurset e gjuhëve të huaja, diplomat e të cilave njihen për efekt masteri apo doktorature. Drejtuesit e qendrës shpjegojnë edhe listën e cmimeve në varësi nga niveli i dëshmisë. Personi i interesuar nuk di asnjë fjalë anglisht, por pasi paguan 250 euro “e flet rrjedhshëm” këtë gjuhë. Janë vetë mësueset që plotësojnë testin dhe në fund sigurohet edhe diploma.
 

Rrugët tona: Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar!
Pas aksidentit tragjik të Kavajës ku humën jetën dy fëmijë të pafajshëm, “Stop” rikthen problematikën e mungesës së sigurisë rrugore. Autostrada afër TEG ka dalje një pirg dheu të improvizuar- burim aksidentesh. Edhe në Vorë një dalje e tillë u mbyll, por është hapur sërish, duke u bërë rrezik permanent.

Të Fundit