Siguria ushqimore është ndër problemet më të mprehta në vend, që asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.”Stop” tregon, sesi tregtohet vaji i ullirit, që vetëm emrin ka të tillë. Pronari i firmës “Qeparoi” të bën vaj “me porosi”, duke përdorur vetëm 20% vaj ulliri e duke i shtuar në pjesën më të madhe, vaj luledielli apo misri.Ne blemë nga vaji i ullirit, që tregtohej në këtë mënyrë dhe iu drejtuam laboratorit të licensuar për analiza. Përgjigjet na i shpjegoi profesori i shkencave të natyrës Dritan Topi, i cili tha, se Acidi Miristik dhe Acidi Oilioik tregojnë, se mostra jonë rezultoi e përzierë me vaj luledielli. Sipas profesor Topit, sasia e vajit të lulediellit është prezente në masën 90% në analizat, që i vumë në dispozicion. Pra vetëm 10 % mund të jetë vaj ulliri ose esencë kimike, që e imiton atë.
Vjedhje ne supermarket, gruaja merr parate ne banak.
Në nisje të emisionit shfaqet një grua, që vjedh paratë në një supermarket, në një veprim gjakftohtë në banakun përballë shitëses.Më pas “Stop” rikujtin një video të shfaqur në 2 shtator, ku tregohej, sesi bliheshin varret me para në dorë, në pritje të ndërrimit të jetës së një të afërmi. Por ajo, që bën përshtypje, është fakti, se policia ka sjellë një shkresë për sekuestrimin e pamjeve filmike, ditën e djeshme, në 11 shtator, pra plot 9 ditë më pas, kur ka përfunduar afati i procedimit.
Vjedhje ne supermarket, gruaja merr parate ne banak.
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim për mjeken okuliste tek Ambulanca Qendrore, Rezarta Shkurti.Qytetarët thonë, se për cdo shqetësim të vogël, ajo i jep recetë ilacesh e syzesh, të cilat duhet t’i marrin në klinikën e saj private “Optika Union”,në rrugën e Kavajës.”Stop” e provoi këtë sinjalizim me dy qytetarë dhe të dy përfunduan në klinikën në fjalë.