Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë e Stop” në lidhje me një proces divorci të bërë në Tiranë, sipas të cilit 3 fëmijët i janë dhënë babait. Ky i fundit ka mbi 5 vjet, që nuk ka asnjë komunikim fëmijët.Ana tregon, se në vitin 2015 u shpërngulën familjarisht në Gjermani, por për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale u ndanë. Tre muaj pasi burri doli nga shtëpia, Shërbimi Social merr fëmijët për 23 muaj. Ana thotë, se ka bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Ish bashkëshortin e kthen policia në Shqipëri dhe rastësisht më vonë, zonja merr vesh, që ishte divorcuar dhe fëmijët i kishin kaluar të atit nga gjykata shqiptare.Ne shkuam në fshatin Allgjatë njësia Vaqarr, për të takuar ish-bashkëshortin Lulëzim Feza.Ai thotë, se punon punëtor dhe me pagën e tij jetojnë 7 veta, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fëmijët.
Në kohën e përhapjes masive të covid 19, “Stop” ka bërë një vëzhgim me kamera të fshehtë në furrat e bukës. Ajo që bie në sy, është niveli i higjenës. Në shumicën e furrave të bukës, tregtueset nuk përdorin doreza, duke e prekur me dorë një produkt të tillë si buka, që as lahet e as mund të dezinfektohet.
Lidhur me rastin e zonjës Ana Gjokola, avokati i ish-bashkëshortit, Idajet Beqiri, thotë, se nëna i ka braktisur fëmijët, edhe pse në fakt, ata janë me të ëmën.Psikologia Ines Haxhimali nuk ka patur asnjë kontakt me fëmijët, por kjo nuk e ka penguar, që të hartojë një raport, ku shprehet, se mira e tyre është, që të qëndrojnë me babain.Për këtë situatë dhe një raport fiktiv në iu drejtuam psikologes Gejsi Ndoja, e cila shprehet qartë, se raporti bëhet vetëm pas takimit me fëmijët dhe analizës së kushteve. Nëse kjo nuk realizohet, dokumenti i hartuar nuk ka asnjë vlerë.