Në vitin 1994, pranë zonës së Kinostudios në Tiranë, Altina Caco nisi jetën me bashkëshortin e saj. Me shumë sakrifica ndërtuan një vilë të vogël dhe një dyqan, pa leje ndërtimi, por me një marrëveshje verbale me ish-pronaren e truallit, një grua, që u dha fjalën, se toka do t’u shitej.Më vonë Altina lidhi një akt-marrëveshje me ish-pronaren e truallit për pagesën e tokës dhe për hipotekimin e vilës dhe dyqanit. Nga viti 1997 deri në vitin 2004, gjithçka dukej e qetë. Askush nuk e shqetësoi.Por pas vdekjes së ish-pronares së truallit, në vitin 2004, nisi kalvari i vërtetë. Fëmijët e saj nuk pranuan marrëveshjen, që nëna kishte bërë me Altinën dhe e çuan çështjen në gjykatë. Ata kërkuan kthimin e truallit dhe prishjen e vilës dhe dyqanit. Pas vitesh përballjeje në gjykata, Altina fitoi në dy shkallët e para. Asaj iu njoh e drejta mbi truallin dhe vilën, ndërsa për dyqanin u vendos, që trualli t’u kthehej ish-pronarëve. Altina iu drejtua Gjykatës së Lartë, por kjo e fundit në vitin 2010, rrëzoi të dy shkallët dhe ia ktheu të gjithë truallin ish-pronarëve.Vendimi u dërgua për ekzekutim nga Përmbarimi Shtetëror i Tiranës, por pikërisht në atë moment rezultoi, ish pronarët e truallit ishin shpronësuar që në vitin 2009, një vit përpara vendimit të Gjykatës së Lartë, dhe kishin përfituar 125 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Për këtë arsye, përmbaruesi Juxhin Llanaj pezulloi ekzekutimin. Po kalvari i Altinës nuk mori fund. Kadastra refuzon t’i hipotekojë vilën dhe dyqanin, edhe pse procedura e legalizimit ka nisur, duke i vendosur kushtin absurd, që ajo të sigurojë firmën e pëlqimit nga ish-pronarët, të cilët ligjërisht nuk janë më pronarë.
Sot ishte dita e hedhjes së kryqit në lumë, por vendi u gdhi nën pushtetin e përmbytjeve, ndaj dhe kjo ceremoni u anulua. Ajo, që ndodhi, ishte se qytetarët nuk shkuan në lumë, por lumi erdhi tek ata. Të gjendur në këto kushte ekstreme moti, shumë banorë të zonave të përmbytura, u detyruan të praktikojnë sportet e ujit.
Në tetor të vitit të kaluar transmetuam problemin e zonjës Veronika Danaj. Në vitin 2008, Danaj bleu një apartament 2+1 në qytetin e Korçës nga firma ndërtuese “Konstruksion 93”, me pronare Lida Qirashi Kushe. Për blerjen e shtëpisë, ajo pagoi 70 milionë lekë të vjetra në dorë, vetëm me fatura zyre. Nuk u hartua asnjë kontratë noteriale, nuk pati pagesë përmes banke dhe asnjë dokument ligjor nuk u depozitua në Kadastër.Veronika jeton në këtë apartament prej 15 vitesh dhe ka investuar edhe rreth 70 milionë lekë të tjera.Por, pas gjithë kësaj kohe dhe investimi, ajo nuk ka asnjë certifikatë pronësie.Veronika, së bashku me gazetaren, shkuan në zyrën e Lida Qirashi Kushes. Fillimisht, përfaqësuesja e firmës refuzoi çdo bashkëpunim dhe u largua me fjalë fyese ndaj gazetares.Por pas insistimit, ajo u rikthye në zyrë dhe zbuloi, se prona ishte përdorur si garanci për një kredi bankare, ndaj nuk ka qenë në gjendje, ta pajisë blerësen me certifikatën e pronësisë. Në fund, Lida Qirashi Kushe premtoi të shlyente kredinë e deri në fund të vitit 2025, të pajiste Veronikën me certifikatë pronësie.E në fakt ne jemi rikthyer në Korcë, për t’i dorëzuar Veronika Danajt certifikatën e pronësisë së shtëpisë së saj.




