STOP-EMISIONI 88(Sezoni 11) 5 Janar 2026- “A ka baba qy?”, femija s’regjistrohet, i japin me detyrim atesine e ish burrit.

Silvana Lulaj ka ardhur nga Bari në Shqipëri, për të zgjidhur një problem, që prej 8 muajsh e mban djalin e saj pa identitet ligjor. Fëmija, i lindur në Itali, ka mbetur në Shqipëri, pasi Silvana u detyrua ta sillte këtu, për shkak të humbjes së babait të saj. Që prej asaj dite, ajo përballet me refuzimin e institucioneve, për ta regjistruar.Në Njësinë Administrative Cakran, Fier, Silvanës i është thënë, se fëmija nuk mund të regjistrohet pasi ajo figuron ende e martuar. Punonjësit e Gjendjes Civile e kanë kushtëzuar regjistrimin me faktin, se ajo nuk jeton me bashkëshortin ligjor, duke e pyetur hapur, se “me kë e ka bërë fëmijën”, ndërsa kërkesa për regjistrim është refuzuar pa një zgjidhje konkrete.Edhe pas ndërhyrjes sonë, përgjigjja ka qenë negative. Punonjës të Gjendjes Civile në Cakran dhe të Drejtorisë së Përgjithshme i kanë komunikuar Silvanës, se rasti do t’i dërgohej gjykatës për mendim, pasi ajo ndodhej në proces divorci. Për muaj me radhë, fëmija ka mbetur i paregjistruar, pa të drejtë shërbimi shëndetësor, apo përfitime ligjore.Vetëm pasi procesi i zgjidhjes së martesës u regjistrua për herë të dytë në Gjykatën e Fierit, çështja mori zgjidhje. Fëmija u regjistrua, por me atësinë e bashkëshortit ligjor të Silvanës, me të cilin ajo nuk ka bashkëjetuar prej më shumë se 20 vitesh dhe ka mbetur e martuar vetëm në letra.Pas divorcit, Silvana do të detyrohet të hapë një tjetër proces gjyqësor, për të hequr atësinë e një burri, që nuk është babai biologjik i fëmijës së saj.

Dy mace janë “kandidatet” e para, që janë paraqitur, për të qenë velinat e reja të emisionit “Stop” për vitin, që sapo ka nisur. Aftësitë e maceve në kërcim janë mbresëlënëse.

Në 4 janar 2016 nisi transmetimin emisioni “Stop” në RTVKlan. Që nga ajo ditë 10 vjet më parë, e deri më sot, kemi transmetuar plot 2232 emisione, kemi zgjidhur me qindra problemeve e kemi denoncuar raste të panumërta korrupsioni e padrejtësish.Në pak minuta sjellim të përmbledhur historikun tonë 10 vjecar, në një format, që është shndërruar në më të dashurin për shikuesit shqiptarë.

Të Fundit