STOP-EMISIONI 88 (Sezoni 9) 3 Janar 2024- E rrahu polici, po u denua viktima, qytetari ben 8 muaj burg kot.

Skënder Arapi në vitin 2014 tregon, se ishte duke pirë dicka me një shokun e tij në një lokal në Kombinat, kur u dhunua nga një polic civil. Si për cudi Skënderi u akuzua sikur ishte ai, që e dhunoi policin dhe dhe u arrestua.Ndëshkimi i Skënderit u shoqërua me probleme dhe shkelje proceduriale, pasi nuk kishte asnjë provë, për dhunën e tij, por provohej e kundërta. Tre shkallët e gjyqësorit i dhanë të drejtë Skënder Arapit, i cili hapi një proces për dëmshpërblimin e ditëve të burgut, në total 8 muaj izolim të padrejtë.Skënderit iu deshën 9 vjet, që t’i njihet dëshmpërblimi nga Apeli Administrativ, institucion që dhe ia përgjysmoi shumën.Në këtë moment Skënderi iu drejtua Përmbarimit Shtetëror për të marrë lekët e burgut, ekzekutim, që e mori përsipër drejtori i Tiranës Pjetër Caka. Por ky i fundit, nga marsi 2023 nuk ka bërë detyrën e tij.

Përmbaruesi Pjerin Caka e mashtroi gjatë qytetarin Skënder Arapi, në një kohë që duhe të ekzekutonte vendimin dhe qyetari të merrte paratë e burgut të bërë kot. Ne u përballëm me përmbaruesin, pasi doli nga Ministria e Financave, duke i vënë në dukje, se në kaq kohë, duhet të kishte bllokuar llogarinë e Ministrisë tek Thesari dhe më pas t’i drejtohej gjykatës, për ta gjobitur Ministrinë. I gjendur ngushtë, Pjeter Caka thotë, se Ministria ka një problem me vendimin e shkallës së parë, por ky justifikim është absurd, pasi Skënderi ka marrë vendimin e Apelit, që është i ekzekutueshëm.Pas presionit tonë, përmbaruesi Caka kërkoi një javë kohë për marrjen e parave. Pas këtij afati, Skënder Arapi mori më fund paratë, që i takonin.

Në 30 tetor 2023, transemtuam denoncimin e një zonje, e cila tha, se për shkak të dhunës së bashkëshortit, ishtë divorcuar nga bashkëshorti pas 16 vitesh martesë.Nga martesa zonja ka dhe tre fëmijë.Në vendimin e divorcit, gjyqtarja Pajtime Fetahu, nuk kishte shënuar, që ky vendim është titull ekzekutiv. Për këtë arsye, përmbaruesi nuk ekzekutonte dot vendimin, duke lënë fëmijët pa pension ushqimor dhe vetë zonjën pa ndihmë ekonomike, pasi nuk rezultonte e divorcuar. Për situatën, vumë në dijeni kreun e gjykatës së Elbasanit Matilda Fetahu, e cila premtoi zgjidhje.Gjykata e mori në konsideratë problemin, dhë caktoi një datë tjetër gjyqi për cështjen e zonjës.Në fakt zonja na telefon sërish, për të na thënë, që cështja e saj u zgjidh dhe më në fund është e divorcuar dhe mund të marrë ndihmë ekonomike e pension për fëmijët.

Të Fundit