Pogradec, shkolla i heq oret djalit me prapambetje mendore!
Elton Muco, një qytetar nga Pogradeci ankohet në “Stop”, për një problem me djalin 13 vjecar, me “prapambetje mendore të moderuar”. Pas 5 vjetësh në shkollën 9 vjecare “Kolë Koci”, stafi pedagogjik ka vendosur t’i reduktojë orët, me pretendimin, se është agresiv dhe nuk e menaxhojnë dot.Mësuesi kujdestar thotë, që këtë vullnet kanë shprehur edhe prindërit e nxënësve të tjerë.Gazetarja e “Stop” mori kontakt me përgjegjësen e Qendrës Speciale Komunitare, Anila Bebri, e cila e ndjek prej një muaji 13 vjecarin. Zonja Bebri u shpreh, se Rildi nuk është aspak agresiv dhe këtë e thotë, edhe nga pozicioni i anëtares së Komisionit të Vlerësimit për fëmijët me aftësi të vecanta.Më pas gazetarja i drejtohet ZA-së Pogradec, ku specialisti Elton Canellari tha, se Rildi Muco do të kthehet me orar të plotë në shkollë e pas mësimit, do të ndjekë trajtimin edhe në qendrën komunitare.
Qeveria i nenshtrohet operacionit “fshesa”, iken gjysma e kabientit!
Sic ishte paralajmëruar prej ditësh kryeministri Rama njoftoi sot ndryshime drastike në kabinetin qeveritar, duke lëvizur ministrat që kishin 5 vjet në ekzekutiv. Por mesa duket i vetmi, që i rezistoi këtij standardi, ishte Rama vetë.Kryeministri tha, se PS nuk mund të kthehet në opozitë,për shkak të miqve, shokëve, motrave, grave, xhaxhallarëve e ky mentalitet duhet të marrë fund.”Stop” sjell në vëmendje një thënie të Faik Konicës e një fjalim të Fan Nolit, për kabinetin e “pykave”,që ngjajnë si dy pika uji me situatën e sotme.
Festat e fundvitit rrisin cmimet e produkteve ushqimore!
Cmimet e fruta-perimeve kanë pësuar rritje në prag të festave të fundvitit. Gazetarja e “Stop” ka vëzhguar disa tregje për disa ditë dhe rezulton, se cmimet edhe sivjet e kanë ruajtur trendin rritës.Edhe cmimi i gjelit të detit në tregun e Baldushkut është rritur.Autoriteti i konkurencës shprehet, se do merren masa për abuzuesit.Ndërsa Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit shprehet, se ka vetëm rol monitorues për cilësinë e shërbimit. Ata që e pësojnë, janë si zakonisht konsumatorët.