Në natën e ndërrimit të viteve ne sjellim personazhin e njohur si Grinci, që shkon në qendër të Tiranës, te pema, duke “vjedhur” njerëzit, që bënin foto.Më pas sjellim intervista plot humor me personazhe si Noizy, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, Kastro Ziso e Ermal Mamaqi. Ata krijojnë atmosferë festive dhe dhurojnë përmes emisionit “Stop” shporta me produktet e festës.
Emisionin e fundit të vitin e nisim me disa video gazmore, që kanë të bëjnë me atmosferën e festave. Një babagjysh rrëzohet nga shkallët. Një fëmijë rreh babagjyshin, pasi mesa duket, nuk ia ka plotësuar dëshirat, që ka shprehur.Një pemë krishtlindjesh rrëzohet dhe qeni, që ishte në divan ia fut vrapit duke u mbrojtur. Janë këto disa nga videto, që shfaqen e transmetohen në studion e “Stop”.
Tashmë Grenci i veshur si Babagjyshi I Vitit të ri ka dalë me dhuratat e “rrëmbyera” dhe ua ka shpërndarë ato njerëzve me më pak mundësi, një sanitareje, një shitësi ambulant, një shoferi autobuzi, një roje etj.Bashkë me persoanzhet e intervistuar këndojmë këngën e mbylljes së vitit, duke uruar së bashku një vit 2022 sa më të mbarë e të begatë për të gjithë.