STOP-EMISIONI 84(Sezoni 8) 29 Dhjetor 2022-“E tundim kemboren, e pastrojme perdite”,- kreu i Kadastres mbi gjykaten.

Në redaksinë tonë ankohet Teuta Gjolena.Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, familja e saj iu drejtua Kadastrës, që të bëhej njohja e tyre si trashëgimtarë, pasi nuk kishin një dokument pronësie.Shtëpia është banuar, që nga vitet ‘80.Gjykata e Beratit e më pas ajo e Apelit Vlorë, urdhërojnë bashkinë e Kucovës dhe Kadastrën e Kucovës, që të njohin 5 trashëgimtarët si pronarë të një apartamenti 2+1 në fshatin Perondi.Kadastra shprehet, se nuk mund të bëhet regjistrimi, sepse bashkia, si palë e paditur, nuk është pronare e kësaj banese.Ndërkohë në regjistrat e kadastrës ne pamë emrin e kryefamiljarit të ndjerë.Këto banesa janë përftuar nga ish-ndërmarrjet e aviacionit para shumë viteve.

Këtë të enjte të fundit për vitin 2022, kemi përmbledhur e sjellë momentet më të nxehta të këtij sesioni parlamentar.Sic mund të merret me mend, edhe përgjatë punimeve parlamentare shtator-dhjetor 2022, nuk kanë munguar shfaqjet pa përmbajtje, apo debatet personale.

Drane Gjoka, një punonjëse e “Alba shoes”, tregon, se mori një raport 30 ditor, pasi bëri një ndërhyrje. Por pati probleme me sigurimet, pasi kompania nuk i kishte hedhur në ISSH. Ekonomistja i thotë, se e ka fajin institucioni i Sigurimeve. Ndërsa ky i fundit thotë, se nuk janë hedhur kontributet.Pyesim ekonomisten e firmës dhe ajo këmbëngul, se është në rregull.Në fillim thotë, se kontributet i ka hedhur pa anjë muaji, më pas pretendon, se i ka cuar me postë poste para një jave, dhe në fund rezulton, se nuk i ka cuar fare.Në ISSH na thonë, se kontributet, ose nuk janë hedhur, ose janë hedhur me gabime në sistem. Me fotokopjen e raportit mjeksor të paguar nga punëdhënësi dhe fotokopjen e librezës së punës, rasti i zonjës Dranë Gjoka, zgjidhet.

Të Fundit