Baldushk, një ditë në tregun e gjelave të detit.
Vetëm dy ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe Renaldo ka realizuar intervista me humor në tregun e gjelave të detit në Baldushk. Qytetarët thonë, se simboli i tryezës së festës së 31 dhjetorit, është shtrenjt për xhepat e tyre. Ndërsa fermerët shprehen, se kanë investuar, por në treg nuk ka para për të blerë.
Dëmtimi në kokë i Manjola Kullës, “stop” ndërhyn për operacionet, që i ndryshojnë jetën.
Në korrik të këtij viti, “Stop” transmetoi rastin e trishtë të Manjola Kullës,e cila pas një aksidenti në vendin e punës,u dëmtua në kokë dhe tani nuk ka më flokë.Kjo gjë ia ka komplikuar jetën dhe pas këmbënguljes së “Stop” administratori i firmës ku ajo punonte, Oltion Asllani, premtoi të përballojë shpenzimet për ndërhyrjet e nevojshme të Manjolës.Stafi i emisionit kontaktoi me klinikën “Keit” dhe administratorin Skerdi Faria, i cili mori përsipër disa operacione, në mënyrë që Manjola t’i kthehet shpejt normalitetit. Gazetarja shoqëroi Manjola Kullën në ditën e saj të rëndësishme dhe pas ndërhyrjes, kirurgu italian tha, se cdo shkoi shumë mirë.
Humanizëm në “Stop” për festat e fundvitit.
Një vajzë e vogël ka dërguar në “Stop” video, në të cilën kërkon, që paratë e kursyera prej saj, në një kasë të vogël, redaksia e emisionit t’i japë për bamirësi në një familje në nevojë. Më pas transmetohet nisma e gjimnazistëve të shkollës së mesme të Mulletit “Ibrahim Hasmema”.Ata kanë mbledhur ndihma në ushqime e veshmbathje, që përmes emisionit “Stop” t’ua dhurojnë familjve në nevojë. Gazetarja e emisionit dorëzon këto kontribute në familjet e Ali dhe Bekim Skora në Bradashesh dhe në familjen e Nexhije Shehut në Petrelë.