Laprake, rrahin e bejne per spital pronarin e parkimit!
Setki Shini, banor i Laprakës dhe pronar i një parkimi privat, denoncon në “Stop” , se në mes të dhjetorit, është dhunuar fizikisht nga vëllezërit Xhevahir dhe Arbër Meshi.Setkiu dhe e shoqja Pranvera, tregojnë, se dhuna e vëllezërve Meshi është e përsëritur. Ata thonë, se herët e tjera i kanë falur, për shkak të ndjesës së kërkuar, por këtë herë nuk do të tërhiqen nga denoncimi në polici.Setkiu ka përfunduar në spital me hematoma e brinjë të thyer.Por për habinë e Setki Shinit dhe të shoqes, vëllezërit Meshi u ndaluan vetëm një natë e të nesërmen ishin sërish të lirë.I pyetur për rastin, OPGJ i komisariatit numër 2, Fatjon Moni, shprehet se agresorët janë proceduar për “plagosje të lehtë në bashkëpunim” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.
Festa e krishtlindjeve, sfilata e ministrave dhe politikanëve!
Sot është festa e Krishtlindjeve dhe sic e kanë bërë traditë, zyrtarë e politikanë të lartë nuk e kanë lënë “t’u ikë nga dora” mundësinë për t’u shfaqur në ekranet e tv-ve. Presidenti Meta ishte në kishë, ngaku uroi besimtarët për krishlindje të begata. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte mes fëmijëve të sëmurë, ndërsa ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj organizoi një festë në burgun e grave në Tiranë.
Dy kontrata uji per një shtepi, Stop zgjidh problemin me UKT-ne!
Ismet Kazani, banor në zonën e Freskut, ankohet në “Stop” për probleme me ujësjellësin. Prej 3 vjetësh UKT i ka hapur kontratë të birit dhe e faturon, edhe pse ky i fundit, nuk jeton në Shqipëri.Të njejtin problem ka edhe Nafie Kurti, të cilës i kanë hapur dy kontrata, për vete dhe për djalin.Në UKT thonë, se kontratat janë hapur nga ish komuna Dajt, ndërsa kjo e fundit ia kalon përgjegjësinë UKT-së. Në zyrat qendrore të ujësjellësit arrijnë të zgjidhin problemin e zonjës Kurti, duke e lënë me një kontratë, por nuk kanë zgjidhje për Ismet Kazanin.