Në Shkurt 2025, Ridvan Hima bleu një automjet nga subjekti “Heljon Shpk”, që në sistemin RBSrezultonte i pastër dhe pa detyrime. Makina u regjistrua në emrin e tij dhe gjithçka dukej në rregull. Në Nëntor 2025, Hima deshi ta shiste automjetin, por konstatoi, se ishte i bllokuar për detyrime të papaguara të pronarit të mëparshëm.Ridvani u drejtua tek Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ku i thanë, se makina ishte ende në emër të pronarit të mëparshëm dhe duhet të drejtohej tek RBS, ose gjykata për zhbllokimin. Specialistët e Tatimeve nuk dhanë informacion të mëtejshëm dhe sugjeruan, që problemi të zgjidhej në RBS.Nga ana tjetër, në RBS, Ridvanit i shpjeguan, se urdhri për bllokim kishte ardhur në 4 Mars 2025, pra pas transferimit të pronësisë tek Hima. Ata konfirmuan, se bllokimi ishte aktiv në sistem dhe nuk ishte fshirë. Bllokimi lidhej me detyrimet e “Heljon Shpk”, ndërsa Tatimet e drejtonin tek RBS për të kërkuar heqjen.Makina kishte kaluar më parë nga firma “Building” tek “Heljon Shpk”, dhe më pas tek Hima. Përpjekjet për të marrë përgjigje nga punonjësja përgjegjëse e Tatimeve mbetën pa rezultat. Kjo e fundit u mbyll në tualet, duke e lënë qytetarin me automjetin e bllokuar, për shkak të detyrimeve të subjektit të mëparshëm.
Sot është nata festive e ndërrimit të viteve. Disa prej qytetarëve kanë punuar deri vonë e nuk kanë gjetur kohë as për pemën, simbol të festave. Ne ju japim një ide, sesi ta ndërtoni atë me përbërësit e tryezës së ushqimeve, me sallatë jeshile e domate-qershi. Video me humor përcjellin atmosferën e 31 dhjetorit.
Në një lojë miqësore me qytetarët, gazetari ynë është veshur si e moshuar dhe ka marrë dy bidonë të mëdhenj me ujë, që mezi ngriheshin.Ai ka kërkuar ndihmë për të transportuar bidonët dhe shumë prej “viktimave” të rrengut tonë, e kanë ndihmuar. Por të tjerë kanë “përdorur” problemet e nervit shiatik, për të hequr dorë nga ngarkesa.




