STOP-EMISIONI 7(Sezoni 11) 10 Shtator 2025-“Jetoj me kanoce”, 75 vjecari humb djalin ne aksident, 10 vjet ne pritje te gjyqit.

Istref Myrtezaji, një 75 vjecar nga fshati Ceravë i Pogradecit, që jeton i vetëm, tregon, se ka humbur të birin në një aksident, dhe prej 10 vjetësh, nuk merr dot dëmshpërblimin.Istrefi hedh dyshime ndaj avokatit të tij, Endri Cela, që po ndjek cështjen.Fillimisht Istrefi tregon, se është informuar nga avokati, se gjyqi është fituar në shkallën e parë, por më pas, nuk ka asnjë informacion, se cfarë ka ndodhur. Ne takuam vetë avokatin Cela, i cili na tha, se cështja e dëmshpërblimit, është në Apel që nga viti 2018 dhe që atëherë, nuk ka dalë një datë gjykimi.Ne u interesuam edhe pranë Gjykatës së Apelit, ku na konfirmojnë, se akoma nuk ka dalë një datë gjykimi për cështjen e Istrefit, edhe pse avokati i tij, për shkak të viteve dhe moshës së klientit, ka bërë 4 kërkesa për përshpejtimin e gjykimit në fjalë.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një foto, që tregon, sesi flenë fëmijët e kopshtit në Kucovë. Në vend të krevatëve, ata kanë shezllonë të lirë plazhi, edhe pse nuk janë me pushime, por në një institucion arsimor.

Të gjithë jemi dëshmitarë të lajmeve të ditëve të fundit, për bllokimin e shumë produkteve ushqimore nga Shqipëria, që nisen për eksport, për shkak të ngarkesës me pesticide të ndaluara nga BE-ja.Por askush nuk sqaron, sesi hyjnë këto pesticide në Shqipëri e kush mban përgjegjësi për këtë. Ne tregojmë sot, sesi kompania private NRG, ka futur biocidin kontrabandë dhe i janë gjetur rreth 90 bidona me biocidin Draker 10.2.Nga investigimi, zbuluam, se NRG është e vetmja kompani private, që fut në Shqipëri një tjetër biocid, që e ka e ka me autorizim “Baker one” dhe sipas të dhënave, është krijuar një monopol, duke detyruar subjektet e ndryshme, që të blejnë këtë biocidin në sasinë, që u cakton kompania NRG.

Të Fundit