Problematika e radhës lidhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe kandidatin për drejtor burgu Asaf Shehu, i cili ka qenë në këtë pozicion në vitet 1992- 2006, në burgun e Sigurisë së Lartë Tepelenë. Nga 2006-ta, Asafi u shkëput nga sistemi dhe në vitin 2019 mendoi të rikthehet, duke marrë pjesë në konkursin, që Ministria e Drejtësisë hapi për drejtorë burgjesh, për 15 vende vakante. Asaf Shehu u kualifikua në fazën e parë të konkurimit, kaloi me sukses dhe fazën e dytë dhe u shpall fitues, duke u njoftuar për këtë nga shefi i kabinetit të ministres. Të nesërmen u ftua në një takim personal nga ministrja, ku ishin edhe shefi i kabinetit të saj dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili.
Në bisedë e sipër, Asafi shprehu opinionin e tij për konkursin e 2017-ës, duke thënë, se ky konkurs ishte i paracaktuar. Por kjo u bë fjalia, që përmbysi rrjedhën e ngjarjeve.
Prej kohësh tashmë Rruga e Durrësit nuk të con më në Durrës. Ajo është bërë me një kalim dhe të drejton vetëm në qendër të Tiranës. Klintoni ka pyetur qytetarët për këtë dhe nuk mungojnë humori e batutat.
Pas 10 muajsh premtime, edhe pse Asaf Shehu u shpall fitues nga konkursi për drejtues burgu, ai sërish nuk u emërua në detyrë. Fjalia fatale në prezencë të ministres Etilda Gjonaj i kushtoi shumë Asafit. Shefi i kabinetit vazhdon ta mashtrojë, pa i dhënë një përgjigje zyrtare.Për ta larguar nga Ministria dhe sistemi i Burgjeve, ai njoftohet me mesazh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për një konkurs tjetër në sistemin mesatar, për të cilin nuk kishte aplikuar.E megjithatë paraqitet edhe për këtë konkurim. Por aty i thonë, se nuk mund të konkurojë dot, pasi rezulton i dënuar në vitin 1987 për përvetësim të pronës socialiste. Sipas Asafit, kjo është kryekëput një gënjeshtër, pasi ai nuk ka qenë kurrë i dënuar. Në vitin 1987 Asaf Shehu tregon, se ka qenë mësues dhe më pas ushtar.