“Stop” është ndalur në njësinë 2, në një pallat 10 katësh në Durrës me ndërtues Mimi Sukaj. Për këtë pallat kanë dalë 2 akt-konstatime: i pari, që thotë, se është i banueshëm dhe i dyti, që thotë është i pabanueshëm, sepse ka pësuar përdredhje. Banorët thonë, se në këto kushte, ndjehen të trembur e flenë në hotele, tek të afërmit, apo në makina.Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, pronari i tij ka sjellë 3 punëtorë, që të riparojnë c’të munden.Së fundi zëvendësministri, Artan Shkreli dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, e quajtën absulotisht të paligjshme ndërhyrjen në pallatet e dëmtuar nga tërmeti.
8 anëtarët e sapozgjedhur të SPAK janë betuar sot para presidentit Meta. Me dorën mbi kushtetutë ata kanë marrë përsipër të luftojnë krimin e korrupsionin në nivele të larta, në përmbushje të detyrimeve ligjore. Pas këtij momenti Ambasada Amerikane, ambasadori i BE, Soreca dhe PD-ja kanë nxituar të përshëndesin nisjen nga puna të strukturës së posacme antikorrupsion.
Tragjedia e 26 nëntorit ishte e paralajmëruar, pasi shumica e këtyre ndërtesave kanë pasur probleme. Një rast i tillë është edhe pallati 672, në lagjen 16, Durrës.Banorët tregojnë, se pallati është ndërtuar në vitin ‘71 dhe themelet e tij janë prej guri, jo betoni e hekuri, e si pasojë në të nuk lejohen ndërhyrje. Por, pasi hyrjen e katit të parë e bleu Thoma Karati, ai vendosi që ta bëjë lokal, dhe prishi 3 muret mbajtëse të pallatit. Banorët e denoncuam tek IMT dhe ky institucion e gjobiti dy herë, me 5 dhe 10 milionë lekë, dhe më pas i bëri edhe kallzim në Prokurori. Tërmeti i fundit e dëmtoi rëndë këtë pallat dhe askush nuk e ka vlerësuar akoma.Kryeinspektori Ardian Halili, thotë, se e ka ndjekur të gjithë praktikën për këtë rast dhe na drejton të zyrë për ta marrë. Ndërsa prokurori që ka ndjekur këtë cështje, Madrid Kullolli, thotë, se cështja është në zhvillim e sipër dhe do të shkojë në gjyq.