Mes plehrave nga Shqipëria në Francë…?!
Me vendosjen e kazanëve të rinj në kryeqytet, situata nuk duket e përmirësuar. Në rrugën “Selaudin Zorba” psh, phehrat janë hedhur në mes të rrugës. Banorët thonë, se kjo vjen edhe për shkak të mungesës së sensibilizimit nga ana e banorëve, por edhe se bashkia nuk ka vënë mjaftueshëm kosha. Kanali “Francë 24” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, për përpunimin e mbetjeve, në një kohë, që parlamenti pret të miratojë ligjin për importin e plehrave.
Avokati “mashtrues”, që nuk i kthen lekët klientit.
Naim Kulli denoncon në “Stop”, se ka mashtruar një avokat.I akuzuar për dhunë fizike, ai pajton avokatin mbrojtës Jeton Xhaferri. Ky i fundit i kërkon 5 mijë euro, që i merr menjëherë. Por Naimi del nga paraburgimi, se ishte i pafajshëm dhe kërkon kthimin e shumës nga avokati. Këtu nis dhe kalvari i tij me mbrojtësin ligjor. Avokat Jeton Xhaferri i thotë, se paratë janë shpenzuar dhe mund t’i kthejë vetëm rreth 2 mijë euro, me kusht që të bëjnë kontratë sikur i ka kthyer të gjitha…?!
Naim Kulli denoncon në emisionin “STOP”, se një avokat e ka mashtruar. I akuzuar për dhunë fizike, ai pajton avokatin mbrojtës Jeton Xhaferri.
Ky i fundit i kërkon 5 mijë euro, që i merr menjëherë. Por Naimi del nga paraburgimi, se ishte i pafajshëm dhe kërkon kthimin e shumës nga avokati.
Këtu nis dhe kalvari i tij me mbrojtësin ligjor. Avokat Jeton Xhaferri i thotë, se paratë janë shpenzuar dhe mund t’i kthejë vetëm rreth 2 mijë euro, me kusht që të bëjnë kontratë sikur i ka kthyer të gjitha.
Pse i jeni drejtuar emisionit “STOP”, çfarë ka ndodhur në shtëpinë tuaj?
Në shtëpinë time ndodhi një ngjarje, që na sulmuan në shtëpi, goditën djalin, gruan.
E çuat në spital?
Po në Spitalin e Fushë – Krujës. Më pas mua më morën në komisariat.
Çfarë bëre ti që të morën në komisariat?
Pse gjuajta në ajër, ndërkohë që shpërndava turmën se po vrisnin personat e familjes.
Brënda ambjenteve të shtëpisë?
Po në oborrin e shtëpisë.
Me çfarë arme?
Me çifte.
E keni me leje?
Po është blerë me leje nga komisariati nr.4, në Lushnje. Kam marrë edhe konfirmimin e komisariatit që është e rregullt, por nuk ekziston kartoni. Unë brenda, del nusja të nesërmen nga spitali dhe avokati i kërkon gati 5000 euro.
Avokati juaj mbrojtës?
Po, me mbiemër Xhaferri.
5000 eurot që ju mori avokati mbrojtës për çfarë arsye ishin dhe ju bëtë një kontratë paraprake?
Jo fare! Plaku im 72 vjeç, djali i vogël ku t’i bënin ata.
Pas tri ditësh që dolët nga paraburgimi, ju kontaktuat me avokatin?
Mezi e kemi kontaktuar dy minuta dhe na mbyllte gjithmonë telefonin, jo jam jashtë shtetit, nuk jam këtu e tjerë. I kërkonim që të na kthente paratë.
Deri tani që flasim iu janë kthyer lekët nga avokati juaj mbrojtës?
Nuk pranon të na kthejë lekët, i kam harxhuar thotë.
Ku?
I kam konsumuar për shërbimet e mia, thotë.
Ndërkohë ju e keni denoncuar. Ku dhe për çfarë?
Tek antikorrupsioni për lekët që na ka marrë.
Pas shumë përpjekjeve të telefonatave të zotit Naim Kulli, për të kontaktuar avokatin e tij mbrojtës dështuan. E vetmja mënyrë ishte që ai ti drejtohej policisë dhe të bënte një denoncim për avokatin. Menjëherë pas denoncimit që ai bëri pranë policisë, avokati del menjëherë në skenë.
Denoncuesi – Kjo është kontrata që je avokati im?
Avokati – Që kemi lidh marrëveshjen…
Denoncuesi – Në muajin maj, se kështu i bie tani, jo sot…!
Avokati – Jo sot pra, jo sot. Ndërkohë që do të ndjek të gjithë gjyqet. Pastaj e prishëm.
Denoncuesi – Dhe kjo tjetra i bie…
Avokati – Kjo është prishja u ndamë, s’kemi më punë me njëri – tjetrin. Vjen një ditë dhe ne e prishim këtë marrëveshjen tonë. Nuk dua të jesh më avokati im. Dakort! Si t’ia bëjmë, urdhëro lekët shih punën, kjo është ideja.
Denoncuesi – Kjo thotë këtu 25 maj…unë si të firmos 25 majin? Me ia çuar Altinit (Oficeri i policisë) këtë më thotë mua: ik zhduku nga zyra.
Avokati – Kjo s’ka lidhje, kjo nuk të përmend ty… tip o të kishe këtë, prap ti…
Denoncuesi – Unë kam bërë kallëzim, që ai ka marrë lekët e thata. Dil jashtë më thotë, ke bërë kallëzim të rremë.
Avokati – Shkove atje ku vajte, në shtet. Po mos kishe vajtur, s’më duheshin këto, s’të kam thënë ndonjëherë unë ty.
Denoncuesi – Po çfarë më duhet mua kjo?
Avokati – Po më duhet për me treguar, që kaq e kisha bërë pazarin dhe kaq ia ktheva.
Gruaja e qytetarit – Po jo mo, se ha burg, po jo mo Naim, se ha burgun. Jo mor Naim nuk kemi me rrezikuar burgun. Le t’i mbajë ato lekë, nuk rrezikojmë burgun.
Denoncuesi – Pse më jep ti mua 2 mijë euro?
Avokati – Po mirë, çfarë do bëjmë o Naim?
Denoncuesi – Po mirë mo, më duhet 2 mijë euroshi të paktën.
Avokati – Po e kam në çantë 2 mijë euroshin.
Denoncuesi – Sa lekë do ta shkruash, që ka marrë, që…
Avokati – 5
Denoncuesi – Kam marrë 5 mijë euro.
Avokati – 2 000 euro dhe 500 000 lekë i kam në çantë. Tani, të ikim tani po s’e bëmë tani, s’e bëjmë më…Do ikim ta bëjmë?
Denoncuesi – 2 000 euro dhe 500 000 lekë.
Avokati – Po… i kam marrë lekët të gjitha dhe nuk kam pretendime.
Denoncuesi – Shumë bukur.
Avokati – Do thuash, që i kam marrë të gjitha.
Më pas shkojnë te noterja për të firmosur marrëveshjen.
Avokati – Është likujduar është kthyer e gjithë shuma e paguar prej 5 000 eurosh.
Denoncuesi – Do të kthejmë.
Avokati – Është kthyer Naim, se do të paguaj përpara se të firmosësh. Jo do të kthehen në të ardhmen…
Denoncuesi – Do të kthehen para noteres pra…
Avokati – Nuk do kthehen para noteres…
Denoncuesi – Po ku do të kthehen lekët?
Avokati – Lekët do të kthehen jashtë tek dera, jo para noteres. Këtu brënda në zyrë, por nuk shkruhet në letra. Është likujduar gjithë kjo shumë. Palët nuk kanë asnjë pretendim nga njëri – tjetri, tani apo në të ardhmen. Nga ana e tij, anokati nuk kërkon asnjë shpërblim të kryer prej tij deri më sot. Shkruaj një fjali aty: për shkak të lidhjeve miqësore, të gjitha veprimet konsiderohen pa pagesë.
Noterja – Njohjet që ka me klientin?
Avokati – Po njohje të përbashkëta. Konsiderohen të gjitha veprimet e tij pa pagesë dhe nuk do të kërkojë asnjë shumë sot apo në të ardhmen.
Për specializim në mjekësi me diplomë anglishteje false?!…
Dje në mbrëmje në fakultetin e mjekësisë ka dalë lista me 312 kandidatë për specializim.Në mes të kushteve është dhe mbrojtja e anglishtes në programe të njohura nga MAS. Por rreth 150 kanë diploma, që nuk njihen nga ministria.Rektori Arben Gjata thotë, se kjo cështje i takon dekanatit.Ndërsa zv. Dekani Andi Koraqi thotë, se qëndron ky problem, por duheshin mbushur kuotat…