Profesioni i audituesit është mjaft i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me kontrollin, pasqyrimin dhe vlerësimin për të gjitha fushat. Sipas Urdhrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kandidati për auditues duhet të ketë arsim në shkenca ekonomike ose juridike dhe të ketë 3 vite eksperiencë në këtë profesion. Në listën e publikuar nga Ministria e Financave, rezulton dhe Behar Tashi. Tashi, është ish-kryetar i Komunës Tregan dhe ish-përgjegjes i zyrës së Gjendjes civile Elbasan, por asnjë nga këto përvoja pune nuk ka të bëjë me auditimin.Ndërkohë Behari është emëruar Drejtor i Auditit të Brendshëm në Bashkinë e Elbasanit. Ne takuam vetë këtë të fundit, i cili thotë, se ka përvojë pune në fusha të tjera. Lidhur me Urdhrin e Ministrisë së Financave, Behar Tashi tregon, se është në proces certifikimi.Biseduam edhe me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe ai shprehet, se Behari ka eksperienca të tjera pune dhe aktualisht është i komanduar në postin e drejtorit të auditit të brendshëm.
Kryeministri Rama është shfaqur në një video duke kënduar këngën e njohur “Bella ciao”. Në një lokal me muzikë live, Rama shfaqet, duke performuar në skenë dhe duke kërkuar ndihmën e këngëtarëve dhe celularit për tekstin e këngës.
Pak ditë më parë transmetuam ankesën e familjarëve të të ndjerit Dervish Arapi.61 vjecari Arapi, banues në Patos, në 23 shtator 2022, shtypet për vdekje nga një makinë pranë Kthesës së Patosit.Genti-administratori i një agjencie funerale në Fier, i lidhi familjarët e viktimës me dajën e vet avokat, Ardian Dauti.Ky i fundit ka lidhur disa aktmarrveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për cështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.Por avokati as telefonin nuk u hap familjarëve. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.Në marrëveshjen me familjarët avokati ka shkruar, se në cdo moment, që ata tërhiqen, ai vetë përfiton 50% të dëmshpërblimit.Menjëherë pas transmetimit tonë, OPGj ka shkuar ka takuar familjarët, pasi kishte marrë detyra për këtë dosje.Ndërkohë nga Dhoma Kombtare e Avokatëve thonë, se prokura ndaj avokatit mbrojtës është e njëanshme dhe mund të ndërpritet. Në cdo rast avokati mund të marrë deri në 5% të vlerës së punës, dhe jo 50%, sic kishte pretenduar.