Në vitin 2022, dhjetëra studentë të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, u futën në degën Arsim Fillor me ëndrrën për t’u bërë mësues. Ata përfunduan Bachelorin dhe u regjistruan edhe në Masterin profesional për mësuesi. Por pas disa javësh, u njoftuan papritur, se nuk mund të vazhdonin studimet, sepse mesatarja e tyre e gjimnazit ishte nën 7.5, një kriter i vendosur me VKM në vitin 2020.Edhe pse në vitin e pranimit universiteti i kishte regjistruar normalisht, duke i pranuar edhe me mesatare më të ulët, tani studentëve u kërkohet të çregjistrohen nga Masteri. Në komisionin e pranimeve, kryetarja e komisionit pranon, se i ka shpallur fitues duke u bazuar në mesataren e Bachelorit, por ua vë fajin studentëve duke pretenduar, se ata e kanë ditur rregullin.Teksa studentja proteston, se askush nuk i informoi, kryetarja i përgjigjet duke thënë, se “kjo është shpulla e parë që merr në jetë.”Në takimin me dekanen, kjo e fundit shpjegon, se situata ka ardhur nga një udhëzim i ministrisë, jo i universitetit. Ajo thotë, se në sistem, studentëve, që në fillim u është shfaqur shenjë paralajmëruese, por pranon, se “janë mbyllur sytë”. Dekania thotë, se do t’i dërgohet një shkresë Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, ekspertja e arsimit Nora Malaj thekson, se është absurde, që studentët janë futur ligjërisht në Bachelor edhe me mesatare nën 7.5, por nuk lejohen të bëjnë Master e as të dalin në treg si mësues.
Në skenën e politikës, gafat dhe humori nuk kanë munguar në këtë sezon. Deputetja e Fierit Zegjine Caushi është bërë shpesh virale me batutat e ngatërresat e shifrave. Niko Peleshi i është drejtohet Belind Këlliçit duke i thënë “zoti Balluku”. Monika Kryemadhi është shprehur për Belinda Ballukun, se është bobe e nuk e shave fare. Ndërkohë, ministrja e shëndetsisë Evis Salajka filozofuar me një frazë të komplikuar, sa të mundshme, aq edhe te pamundshme.
Në Tiranë, Marjeta Hoxha, punonjëse e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë prej 5 vjetësh, në pozicionin manovruese/klorinuese, denoncon largimin nga puna si të padrejtë. Ajo thotë, se është ndëshkuar me tre masa disiplinore, të cilat, sipas saj, nuk qëndrojnë, një për ndryshimin e orarit të hapjes së depos, një tjetër për moszbatim urdhri, që nuk lidhej me detyrën e saj, dhe e treta për moszbatim urdhri, që i kërkonte të qëndronte 6 orë në depo, gjë që nuk është pjesë e turneve të manovruesve.Për të vërtetuar pretendimet, Marjeta telefonon punonjësin, që kishte dhënë urdhrin për ndryshimin e orarit të depos. Ai e pranon, se urdhrin e ka dhënë vetë, madje shton, se situata është e njohur prej muajsh. Pamjet filmike tregojnë, se depoja në orare të ndryshme, është e mbyllur, dhe se detyrimi për të qëndruar 6 orë aty ka qenë urdhër i posaçëm vetëm për Marjetën.Juristi Vullnet Cullhaj mbron versionin e institucionit. Sipas tij, Marjeta nuk ka zbatuar urdhrat e punës, por pranon, se nuk ekziston turn 6-orësh për manovruesit. Por dokumenti zyrtar i firmës, e përgënjeshtron pohimin e tij, pasi urdhri i qëndrimit 6-orësh është lëshuar pikërisht për Marjeta Hoxhën.




