Jemi në Byshek të Elbasanit. Nazif Myrta, 72 vjec, është goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj, duke pretenduar, se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë, që ai e quan pronë të vetën, e rreh dhe e godet më kosore ferrash, si dhe me grushta, duke i carë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët protezë. Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor, si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.
Në rrjet po qarkullon një foto, që tregon, se kampioni i këtij botërori, Leo Messi, fle në krevat me kupën përqafuar, pasi siguroi trofeun e këtij kompeticioni.Në Hungari rrugët po bëhen me sensorë e muzikë, që u tregojnë drejtuesve të automjeteve të mbajnë shpejtësinë e duhur.
Leo Hasanllari është 14 vjec dhe vuan nga një sëmundje kockash dhe ka gjithë jetën e tij në karrocë. Së fundmi janë shtuar dhimbjet dhe Leo ka nevojë për dy operacione jashtë vendit. Nëna e tij tregon vuajtjet, që ajo dhe i biri kalojnë çdo ditë, për shkak të problemeve të Leos. Sot apelojnë për ndihmë pasi dhimbjet janë shtuar shumë. Leo ka ëndrra, ai do që të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë!
Operacionet e tij kushtojnë 40.000 euro. Nëse nuk realizohen këto ndërhyrje, gjërat për Leon do të shkojnë keq. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë menduar të solidarizohen me 14 vjecarin, duke bërë thirrje për ta ndihmuar atë të jetojë.