Jemi në Bastar të Mesëm, ku takojmë zonjën Bukurije Fejza, një grua e vetme, pa familjarë dhe pa të ardhura të qëndrueshme. Shtëpia e saj u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019, kohë kur ajo ndodhej në burg për mbjellje të paligjshme lëndësh narkotike. Pas daljes, Bukurija bëri aplikimin për rindërtim dhe u shpall fituese për një grant prej 22 milionë lekësh të vjetra. Këstin e parë, rreth 13 milionë lekë, e mori, por procedurat u ndalën aty.Fillimisht punoi me një inxhinier, i cili nuk e çoi procesin përpara. Më pas mori një inxhiniere të dytë, e cila pretendon, se Bashkia e Tiranës ka refuzuar lejen e ndërtimit dhe se nuk mban përgjegjësi për fazat e para. Ndërkohë, Bukurija thotë, se ka muaj që pret, ndërsa shtëpia mbetet e rrënuar. Gazetarja e “Stop” kërkoi sqarime në bashkinë e Tiranës, por aty thanë, se emri i Bukurijes nuk figuron fare në sistem, sepse njësia administrative nuk ka dërguar dokumentet. Nga ana tjetër, njësia e fajëson vetë Bukurijen, se nuk ka bërë kërkesën për vazhdimin e fazës së dytë.Inxhinierja këmbëngul, se ajo vetë ka aplikuar për lejen e ndërtimit, por kërkesa është refuzuar, dhe nuk e di, sesi Bukurija e ka marrë këstin e parë pa pasur lejen.
Një qen është filmuar teksa luan me pemën e zbukuruar të Krishtlindjes, derisa e rrëzon atë.Një tjetër qen e ka kthyer dekorin e festave përmbys, duke krijuar kaos në shtëpi.Janë këto disa video me humor, që tregojnë, se ndonjëherë kafshët shtëpiake i gëzojnë më shumë festat, sesa njerëzit.
Në fshatin Grepllesh të Ndroqit, banorët po përballen prej vitesh me një problem serioz. Fqinji Muharrem Rosa, i vendosur në zonë në vitin 2018, ka ndërtuar pa leje dhe ka hedhur inerte pikërisht mbi burimin e ujit të pijshëm, nga i cili furnizohet gjithë komuniteti.Dokumentet tregojnë, se IMT Tiranë e ka gjobitur Muharremin për ndërtim të paligjshëm dhe ka nxjerrë urdhër prishjeje, por vendimi nuk është zbatuar. Ndërkohë, banorët rrëfejnë, se ai i ka dhunuar dhe kërcënuar, duke e bërë situatën të padurueshme. Gazetari i “Stop” tentoi të kontaktonte me Muharrem Rosën, por ky i fundit nuk pranoi. Administratori i Njësisë Ndroq, Xhavit Çeka, thotë, se rasti është trajtuar, por nuk ka ende asnjë zgjidhje, ndërsa burimi i ujit ndodhet në tokë-shtet dhe mbetet i bllokuar për banorët.




