Xhilda Grëmi, nënë e dy fëmijëve, një djali 12-vjeçar dhe vajze 5-vjeçare, rrëfen, se pas 13 vitesh martesë, është ndarë nga bashkëshorti për shkak të dhunës së përsëritur, që kulmoi dhe rrahjen në sy të fëmijëve në Greqi. Ajo bëri denoncim, mori urdhër mbrojtjeje, u strehua në qendrën e grave të dhunuara dhe më pas u kthye në Shqipëri, pas një marrëveshjeje, që burri të hiqte dorë nga alkooli.Por, sipas Xhildës, dhuna dhe kërcënimet vazhduan edhe në Fier. Burri sërish e ofendoi dhe e kërcënoi para fëmijëve, duke shkaktuar një tjetër urdhër mbrojtjeje. Situata u rëndua, kur ai filloi të ndikonte tek djali, derisa e largoi nga nëna. Më vonë, babai mori vajzën me pretekstin, se do ta çonte në pishina dhe nuk e ktheu më. Prej disa muajsh, Xhilda nuk ka as komunikim telefonik me fëmijët. Në shkollë, gjyshërit kanë firmosur një deklaratë, që djali të mos takohet me nënën, gjë, që e pohon edhe mësuesja kujdestare.
Jo gjithmonë momenti festiv i vendosjes së pemës së krishtlindjes në sheshet e qyteteve shkon ashtu sic duhet.Në videot, e kthyera në virale, qytetarët kanë dalë ta përjetojnë këtë atmosferë, por pas numërimit, dritat e pemës nuk janë ndezur.
Ne shkuam në Fier, për të takuar gjyshërit, që mbajnë dy fëmijët e zonjës Xhilda Grëmi. Ata deklarojnë se “janë gati t’i japin fëmijët”, por thonë se “fëmijët nuk duan të ikin”, ndërsa justifikohen se djali është bullizuar në shkollë për situatën familjare. Ata akuzojnë Xhildën se ka filluar “jetë të re”, duke e parë këtë si problem për fëmijët.Bashkëshorti, nga ana tjetër, mohon dhunën, edhe pse djali 12-vjeçar e pranon hapur, se babai ka rrahur nënën. Burri fokuson gjithë debatin tek fakti, që Xhilda ka krijuar një lidhje të re.Megjithatë, gjatë takimit të mundësuar nga “Stop”, vajza e vogël shprehet, se do të ikë me të, sipas saj, babi nuk e lë.




