Problemi i radhës na con në fshatin Gjepalaj, Bashkia Shijak, pasi tezet e një 29 vjecareje me skizofreni, tregojnë, se vajza, pas vdekjes së nënës, jeton vetëm me të atin. Ai është i detyruar të shkojnë në punë e ta mbyllë brenda të vetme vajzën e sëmurë, për arsye sigurie.Mjeku i të resë me probleme thotë, se ajo duhet të shkojnë në një qendër rezidenciale.Gazetarja e “Stop” verifikon kushtet, në të cilat rri 29 vjecarja dhe tezet e saj thonë, se për këtë problem, janë interesuar në bashkinë e Shijakut.Gazetarja merr takim me kryebashkiakun e Shijakut Elton Arbana dhe stafin e tij, Atalanta Balliu, Përgjegjëse e zyrës së Perkujdesit Social, Daniela Deda, Administratore shoqërore, Anisa Ndërjaku Administratore shoqërore e njësisë Gjepalaj, Bashkia Shijak, të cilët shpjegojnë, se për këtë rast, kanë shkuar në shtëpinë e vajzës. Zyrtarët e bashkisë thonë, se janë interesuar në disa qendra rezidenciale, por asnjëra nuk e ka pranuar, sepse Gerta është 29 vjec,dhe në ato qendra pranohen deri në moshën 21 vjecare. Më pas, i takojmë zyrtarët e bashkisë me të atin e vajzës. Ky i fundit kërkon, që vajza të sistemohet në një qendër në Durrës apo Tiranë, që ta ketë afër, në mënyrë, që të mund ta vizitojë.Gazetarja flet me drejtoreshën e Shërbimit Social në Bashkinë e Durrësit, Meme Xhaferri, e cila thotë, se nuk ka mundësi për kushtet e 29 vjecares.
Në 8 dhjetor transmetuam problemin e djalit të vogël 2 muajsh Xhoel Blloshmi, i lindur me një problem në zemër. Xhoeli ka nevojë për një operacion sa më parë, pasi rrezikon jetën, si pasojë e aortës kryesore, që ndodhet në anën e kundërt të zemrës.Operacioni, transporti dhe trajtimi pas ndërhyrjes kushtojnë 35.000 €. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” hapën një gofoundme, për ndihmuar engjëllin e vogël, që t’ia dalë.Sot i rikthehemi këtij problemi, pasi paratë u mblodhën dhe Xhoeli i vogël u nis drejt Italisë për ndërhyrjen e specializuar.
Një video e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Një elefant i uritur ka thyer xhamin e një makine, ku ndodhej një familje. Më pas kafsha ka futur feckën në makinë, në kërkim të ushqimit, duke tmerruar fëmijët, që ndodheshin në sediljen e pasme.