Jemi në Xhafzotaj Durrës me zonjën Behije Vila, e cila në vitin 2022, i drejtohet gjykatës për divorc nga bashkëshorti. Procesi zgjati deri në qershor 2024, kur u zhvillua edhe seanca e fundit, që vendosi, që fëmijët të rrinë me nënën. Kanë kaluar 6 muaj dhe ende nuk është zbardhur vendimi i divorcit.Ky moment është jetik për zonjën Vila, pasi ajo ka një djalë 18 vjec në karrocë, me kemp për shkak të meningjitit, që në moshë të vogël.Ne shkuam në gjykatë, ku na u tha, se nuk ka firmosur pala tjetër për njohjen e vendimit. Por avokati i sih-bashkëshortit të zonjës, Dilo Isufi, shpjegon, se klienti i tij ka firmosur dy muaj e gjysmë më parë.Ne u rikthyem në gjykatë, ku pas këmbënguljes sonë, dokumenti u gjet dhe zonja Behije Vila mund të procedojë me kempin e djalit të sëmurë.
Një video gazmore tregon, sesi mund të shkojë keq situata, kur con qenin te veterineri. Kafsha e sëmurë lëviz aq shumë, saqë shiringa e injeksionit, ngulet në krahun e zonjës, që mban qenin.
Edmond Mustafa është drejtuar në Stop, pasi ka një truall në emër të gjyshes në qytetin e Vlorës, të cilin po e certifikon dhe aty është ndërtuar një kioskë nga qytetari Albert Dalipaj. Edmondi është drejtuar ne Bashki dhe Imt, por askush nuk ka marrë masa. Ne u drejtuam në Inspektoratin e Mbrojtes së Territorit, ku na thanë, se zoti Mustafa nuk ka sjellë certifikatën për pronën, por do të bëhen verifikimet.Sa për kioskën pa leje, thonë, se presin përgjigje nga ASHK, pasi bëhet fjalë për një objekt 30 vjecar.Në bashkinë e Vlorës shpjegojnë, se i zoti i kioskës, Albert Dalipaj, nuk ka aplikuar, për t’u pajisur me leje.Në përgjigjen e ASHK-së argumentohet, se toka nuk është tokë shtet, por tokë private, që rezulton në emër të gjyshes së Edmondit. Por ky i fundit duhet të depozitojë dokumentat, për ta certifikuar.