STOP-EMISIONI 74(Sezoni 11) 19 Dhjetor 2025-E mban i ati ne shpine, invalidi nga Mirdita izolohet, fshataret bllokojne rrugen

Një rast i rëndë social mbërriti në redaksinë e “STOP”, ku Genti Pepkola, invalid nga një fshat i Selitës në Mirditë, dërgoi një mesazh alarmues, duke kërkuar ndihmë urgjente. Dy bashkëfshatarë, Lazer dhe Tomë Pepkola, kishin bllokuar rrugën, duke e bërë të pamundur qarkullimin. Si pasojë, Genti transportohej me shumë vështirësi, i mbajtur në krahë nga babai i tij 73-vjeçar ose vëllai. Ky i fundit tregon sakrificën e përditshme të familjes, duke përshkuar fillimisht rrugën me makinë dhe më pas me mushkë deri në banesë.

“Kush lëviz i pari është…” Ne kemi realizuar një lojë spontane, që solli reagime nga më të ndryshmet. Shumica thërrisnin me humor “të gjithë spiunë janë këtu”,. Shumë të tjerë qëndronin të palëvizur për disa sekonda, ndërsa vajzat qeshnin, duke u vetëquajtur shtriga. Një zonjë, së bashku me vajzën e saj, u bë pjesë e lojës, kur vajza i tha të ëmës të lëvizte, nëse ia mabnte. Një grup djemsh akuzonin njëri-tjetrin me shaka, duke e quajtur dikë “spiun i Vatikanit”.

Per rastin e invalidit gazetarja komunikoi me kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili deklaroi, se nuk kishte informacion për rastin, por u angazhua të marrë masa.Me pas gazetarja bisedoi në terren me dy personat, që kishin bllokuar rrugën. Lazër Pepkola sugjeroi kalimin nga një rrugë këmbësore, e quajtur “rruga e Bajrakut”, ndërsa Tomë Pepkola pranoi ta lirojë rrugën. Pas ndërhyrjes së emisionit dhe angazhimit të Bashkisë, palët dhanë premtime për zgjidhje përfundimtare.

Të Fundit