Drita Llani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi për një pronë, duhet të bëjnë celjen e trashëgimisë së nënës së tyre dhe i duhet të marrë një certifikatë familjare dhe certifikatë vdekje për motrën e saj, Nazmie Lami. E ndjera ka ndërruar jetë në moshën 1 vjecare, në vitin 1967. Problemi qëndron, se kanë bërë aplikime të ndryshme në e-Albania dhe kanë marrë disa certifikata, ku motra është e vdekur e të tjera, ku motra rezulton e gjallë. Në këtë pikë, nuk marrin dot aktin, pasi Prefektura i drejton në gjykatë.Në Gjendjen civile Zallbastar, punonjësi na thotë, se në regjistrin e vjetër është vetëm viti i vdekjes dhe jo data e plotë, e duke qenë se është certifikatë para vitit 1974, duhet të drejtohen në prefekturë. Por në Gjendjen civile nuk dinë të thonë, se pse në disa certifikata e ndjera rezulton e vdekur, kur nuk ka një akt vdekjeje.Zonja Drita drejtohet në prefekturë, por as aty nuk merr asnjë përgjigje. Por cudia nuk mbaron këtu. Drita thotë, se në të njejtën certifikatë, kushëriri Fatmir Lami, del i vdekur, ndërkohë, që gëzon shëndet të plotë.Punonjësi i gjendjes civile shprehet, se këto janë gabime të trashëguara, por ky gabim rregullohet.
Deputeti demokrat Edmond Spaho, tha në sallën e parlamentit, se kryetarja Elisa Spiropali nuk duket mirë, e mund ta kenë keqtrajuar. Madje Spaho shprehu solidaritetin me drejtuesen e Kuvendit, nëse i ka ndodhur dicka e padenjë.
Në redaksinë tonë ka ardhur një kërkesë për ndihmë nga një qytetare nga Tirana. Zonja tregon, se në rrugën “Mine Peza”, prej kohësh qëndron një person i pastrehë, që kalon aty të ftohtin e vapën. Për këtë rast, ne vumë në dijeni Shërbimin Social Shtetëror, ku drejtori Alfred Muharremi, shkoi me grupin në terren, për ta sistemuar tek strehëza e Bashkisë Tiranë.Nga ana tjetër, Bledar Xhizdari, Përgjegjës i Sektorit për të rriturit në situatë rruge, me grupin e tij, morën personin me urgjencë dhe e dërguan në QSUT, ku iu bënë të gjitha procedurat. Më pas qytetari Skënder Rrapaj u sistemua tek Strehëza.