Në shtator 2025, në hyrje të një pallati të braktisur në zonën e Alliasit, Tiranë, u gjet i shtrirë përtokë Fadil Tuzi, 39 vjeç, nga Shkodra, me dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ai qëndroi mbi 20 ditë në Spitalin e Traumës dhe më pas ndërroi jetë. Motra e tij, Esmeralda Koçi, kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke dyshuar, se vëllai është vrarë. Sipas saj, një person me të cilin viktima shoqërohej dhe një lidhje paralele e të dashurës së tij, mund të jenë shkak i ngjarjes. Një dëshmitare deklaron, se e gjeti viktimën rreth orës 08:15 të gjakosur dhe se e kishte parë pak ditë më parë në shoqërinë e një gruaje. Familja pretendon, se ekzistojnë pamje video, ku shfaqen persona të dyshuar, ndërsa policia konfirmon mungesën e kamerave funksionale në zonë. Për shkak të sekretit hetimor, Prokuroria e Tiranës jep pak detaje, por konfirmon, se çështja po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa familja kërkon hetim të plotë të të gjithë personave, që kanë pasur kontaktet e fundit me viktimën.
Një takim zyrtar është kthyer në një moment viral, kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni, 1.58 cm e gjatë, i ka dhënë dorën presidentit të Mozambikut, Daniel Chapo 2.03 cm i gjatë. Meloni ka buzëqeshur para kamerave në momentin e sikletshëm.ndërsa momenti nuk kalon pa u vënë re. Muaj më parë, gjatë një samiti në Tiranë, kryeministri shqitpar Edi Rama u përkul para homologes italiane, që ajo të mos e ndjente diferencën e gjatësisë.
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 87 vjeç, i verbër që prej vitit 2008. Pas një periudhe në Durrës, ku tentoi të ndërtonte jetën, ai u përball me humbje të rënda familjare: fillimisht bashkëshorten dhe në vitin 2024 edhe vëllain, i cili ishte kujdestari i tij. Dokumentet e KEMP-it dhe pasaportizimi i kanë mbetur në Durrës, ndërsa përpjekja, për t’i rinovuar një vit më parë, dështoi për shkak të mospërputhjes së ekzaminimeve të kryera në Përrenjas me vendbanimin e regjistruar në Durrës.Për të përfituar pagesën e KEMP-it, Dylaveri duhet të ndryshojë vendbanimin, por kjo është bërë e pamundur, pasi nuk ka një banesë në emrin e tij. Aktualisht jeton në shtëpinë e nipit, pa certifikatë pronësie, ndërsa përkujdesja e përditshme i ofrohet nga një komshi. I moshuari shprehet i dëshpëruar, pasi pensioni i pleqërisë nuk mbulon nevojat për medikamente dhe shërbime shëndetësore.Pas një takimi në Njësinë Administrative Qukës, administratori Oltion Bajrami dhe punonjësit e gjendjes civile, u angazhuan për ngritjen e një grupi verifikimi, me qëllim konfirmimin e banimit të tij në këtë njësi, ndryshimin e vendbanimit dhe më pas tërheqjen e dosjes së KEMP-it.



