Problematika e rradhës na ka con në Rrogozhinë. Emiljan Gjuzi është 20 vjec dhe prej 1 viti e gjysmë është diagnostikuar me leucemi akute. Por ai nuk po kurohet dot, pasi medikamenti, që i duhet, nuk gjendet në Shqipëri. Vesanoid (Tretinoina) është një ilac i shtrenjtë, që jashtë vendit kushton 570 euro një shishe, që mjafton për një muaj. Edhe pse 20 vjec, Emiljani jeton në regjim shtrati dhe me një kujdestare te koka.Deri tani e ka siguruar medikamentin përmes të afërmve të tij në Itali, por tani nuk mundet më.Prindërit e tij thonë,se me 100 mijë lekë të vjetra mezi ushqehen, e jo të blejnë edhe këtë ilac.Në disa farmaci, që kemi pyetur, medikamenti, që i duhet Emiljanit, nuk ekziston. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet, edhe pse kemi dërguar shkresë zyrtare, që në 29 tetor 2019.
Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë tha, se do të anullohen shpërblimet dhe festat e fundvitit, në kuadër të masave, pas tërmetit të 26 nëntorit.Vec kësaj Rama tha, se do të propozojë një klauzolë ligjore për shpifjen në media, në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Prej dy netësh në Pallatin e Kongresve ka nisur ngjarja e përvitshme kulturore “Kënga Magjike”. Këtë vit ajo vjen nën moton “Këndo për të ndërtuar”.Gazetari i “Stop” ka qenë pas kuintave të festivalit dhe sjell intervista me humor me këngëtarët e protagonistët e këtij evenimenti.
Pasojat e tërmetit janë ndjerë edhe në fshatin Kuratën në Ishëm. Gëzim Disha i është drejtuar emisionit “Stop” pasi thotë, se nuk mund të jetojë më në shtëpinë e tij. Ai tregon, se nga tërmeti i është dëmtuar shumë shtëpia edhe nuk mund të banojë më aty. Familja përbëhet nga 8 persona. Gruan e ka me kancer dhe nuk ka asnjë ndihmë. Për momentin jetojnë në një cadër të ngritur afër shtëpisë, por nuk kanë as batanije dhe as ushqime. Ai kërkon ndihmë, që dikush t’i shkojë e t’i shohë dhe t’i vlerësohet banesa.Nismës së emisionit “Stop” për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i është bashkuar edhe Eco Market me president Agron Duka, me një sasi të konsiderueshme ndihmash ushqimore.400 pako makarona, 150 bidona vaj, 400 pako oriz, 400 pako miell, 200 bidona salcë domatesh,3600 kokrra vezë “Aiba”, si dhe qumësht.Të gjitha këto ushqime shkuan tek të strehuarit në “Egi Centër” pranë Unazës së Re.Nga ana tjetër, vec stafit mjeksor të urgjencës së Spitalit Ushtarak, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka sjellë tek “Egi Center” disa mjekë të specializuar italianë. Për t’u ofruar mbështetje sociale këtyre fëmijëve, është ofruar punonjësja sociale Albana Zaimaj.