Bulevardi i Përmetit, vepra që përfundon.
Punimet në bulevardin e Përmetit nisën në korrik 2015 e duhet të përfundonin 8 muaj më pas.Por kryetari i bashkisë Llazar Thanasi thotë u desh rishikimi i projektit, pasi kishte probleme. Ndaj këtë korrik pritet rivlerësimi i projektit, duke e cuar atë në “kalendat greke”.
Saga e policit të aksidentuar në Shkodër.
Ish-polici Astrit Puci në Shkodër, është aksidentuar, por askush nuk është kujdesur për ta dëmshpërblyer.Shefi i personelit të policisë Qamil Llukaj, thotë se Pucit i janë dhënë 3 paga. Në një tjetër rast, aksidentues është makina e policisë në një kryqëzim në Golem, por ekspertiza i nxorri fajtorë të dy drejtuesit e automjeteve, pasi u ngrit një re pluhuri, që pengoi pamjen.Shtetasi Qazim Avdiu nuk mori asnjë dëmshpërblim.
Divorcet, vendimi i Europës nuk njihet në Shqipëri – Djali me emër vajze.
Vendimi i Europës për divorcet nuk njihet në Shqipëri. Këtë e shpjegon avokati Saimir Visha. Në Paskuqan djali 11 vjecar Aleandro është regjistruar gabimisht me emër vajze. Në gjendjen civile thonë se e vetmja zgjidhje është gjykata.