Sot ishte sërish në Dibër për abuzimet e Zyrës Arsimore. Viti i ri shkollor atje po nis me 300 mësues mangët dhe procesi mësimor në këto kushte bëhet i pamundur. Kjo, pasi 300 mësuesve u është ndërprerë kontrata në shkelje ligjore. Stop ka inspektuar disa shkolla, që vuajnë këto mungesa. Pas ndjekjes së përsëritur të këtij problemi nga ana e emisionit “Stop”, njoftohemi se 300 mësuesve do u lidhet sërish kontrata.Nga ana tjetër drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, kërkon të justifikojë gjithë problemet në institucionin, që ajo drejton. Drejtoresha thotë, se nuk ka shkelur,edhe pse pas transmetimit tonë, për pagesën e një drejtori shkolle, që ndodhet në Angli që në mars,prokuroria ka nisur hetimin.
Një grua shtatzënë i është drejtuar emisionit “Stop”, duke kërkuar, që t’i mundësohet lëvizja, pasi kërkon të lindë në Itali. Stop sjell kronikën e vitit 2000, kur kryetarja e sotme e LSI-së, aso kohe bashkëshorte e kryeministrit Meta, solli në jetë djalin e saj në spitalet shqiptare.Më pas transmetojmë pamjet e spitalit psikiatrik, ku një grua i bie derës me kokë e askush nuk kujdeset për të.Pamjet e një qeni, që tërhiqet zvarrë nga një automjet kanë shkaktuar reagimin e qytetarëve, por edhe të personave të angazhuar në mbrojtjen e kafshëve.
Në 15 nëntor Emisioni “Stop” solli detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, që në më shumë se 20 vjet, ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave. Një prej manovrave është bërë përmes gjyqtarit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.Në një analizë të shkurtër Stop tregoi, se pasuria e tij ishte absolutisht e pajustikueshme.Gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, kishte kursyer 710 mijë euro për 5 vjet. Pak ditë më parë gjyqtari Qafa doli para KPK-së për pasurinë dhe profilin profesional.Ai tha, se pasuritë me gruan i kanë pasur vec, pasi kanë patur kontratë paramartesore.Por kur relatorja Pamela Qirko, lexoi një dëshmi të bashkëshortes në prokurori në vitin 2014, ku ajo thoshte, se marrëveshja ishte gojore, Qafa tha, se e shoqja kishte ngatërruar datën e martesës, madje shpresonte, që ajo të mos i harronte edhe emrin.