STOP-EMISIONI 6(Sezoni 11) 8 Shtator 2025-Bandat e drejtorit te Kadastres, dhunojne gazetaren, shefi ben sehir

Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit u takuam me zonjën Zamira Alija, e cila na tregon, se nuk regjistron dot tokën arë të babait të saj, përfituar me AMTP para dy vjetësh. Kjo tokë, e shfrytëzuar nga familja, tani del, që në mes të parcelës, ka mbivendosje me shtetasin Ismail Cako.Zamira thotë, se pas kësaj situate, është drejtori i ASHK-së Kamëz Vorë, Agron Cerri.Ne arritëm të kontaktojmë me këtë të fundit, për të pyetur, se pse nuk pajiset me certifikatë pronësie Nexhip Alija, por drejtori u shmang, duke kërkuar, që gazetarja t’i shkojë në zyrë. Kur kjo e fundit tentoi të shkonte në zyrën e drejtorit, jo vetëm, që nuk u lejua, por një person, që shoqëronte drejtorin, e goditi në shpinë me celular gazetaren e emisionit “Stop”. Drejtoria e Kadastrës nxitoi të deklaronte, se agresori nuk është punonjës i saj, por nuk shpjegoi, se pse të tillë persona, janë brenda institucionit dhe cfarë nevoje ka drejtori, të mbrohet nga gazetarët me këta invidivë.

Sot nisi viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës të sistemit parauniversitar.Për herë të parë në bankat e shkollës ulen 26 mijë fëmijë, që janë 2 mijë më pak se viti i kaluar.Në fundjavë u ndanë cmimet e festivalit të teatrove “Kokofest”, që mbahet në Korcë. Komedia “vendi më i humbur në Shqipëri”, rrëmbeu plot 5 trofe, një prej të cilëve shkoi për aktorin Gentian Zenelaj.

Shaban Tonuzi është nga qyteti i Durrësit, tregon, se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë, se ka problemin e shtëpisë së babait, për të cilën, kërkon pronësinë pasi i ati ka ndërruar jetë. Të gjithë trashëgimtarët kanë firmosur, që prona t’i kalojë atij, por nuk po gjen zgjidhje në kadastër, pasi po sorrollatet prej dy vjetësh,me aplikime pa fund. Ai shkon në Zyrat e Kadastrës, ku bie në kontakt me shtetasin Durim Muca.Ky i fundit i kërkon 185 mijë lekë nënë dorë, në këmbim të të cilave, Shabani do të pajisej me certifikatën e pronësisë së shtëpisë. E në fakt, sekser Durimi, ia doli të hyjë në zyrat e Kadastrës, ku takoi shef Besin e ky i fundit, premtoi, që për disa ditë, certifikata e pronësisë të dalë e të publikohet në e Albania.

Të Fundit