Theodhoraq Kapurani ankohet se, ngjitur me laboratorin e tij, pranë Spitalit Rajonal Elbasan, po ndërtohet një godinë pa leje. Sipas denoncuesit, është marrë leje në bashki vetëm për ndërtim muri rrethues. IMT ka bërë vetëm një herë verifikim, ku nëpërmjet një shkrese zyrtare i bën me dije qytetarit, se në kohën e verifikimit, 11 nëntor 2022, po ndërtohej mur dhe jo godinë.Gazetari i “Stop” verifikon pretendimin e zotit Kapurani dhe në fakt, rezulton, se ngjitur me spitalin e Elbasanit, po ndërtohet godinë dhe jo mur rrethues.Emisioni “Stop” mësoi, se leja vetëm për ndërtim muri rrethues, nga ana e Bashkisë Elbasan, i është dhënë shoqërisë Alfred Kasa dhe Fiona Kasa. Qytetari i është drejtuar Bashkëqeverisjes dhe IMT Elbasan, por përgjigja ka qenë se, në momentin e verifikimit pas ankesës, aty po bëhej vërtetë një mur rrethues.Me kërkesë të emisionit Stop, IMT shkon sërish në terren dhe kryeinspektori Alian Zabeli thotë, se kemi të bëjmë me një shkelje, që do të gjobitet e detyrohet ta kthejë objektin ne gjendjen fillestare.
Sot në Tiranë është përkujtuar dita kombare e rinisë, në nder të lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990.Palët politike organizuan aktivitete të ndara me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar.
Jemi në Prrenjas për problemin e Viktor Taganit, i cili u vendos me familjen në dy dhoma në ish hotelin e kinezëve. Në kuzhinë strehohej Andrea Bonja, i cili ndenji atje vetëm 2 vjet. Ndërkohë sot, pas 31 vjetësh, Andrea Bonja i kërkon Viktorit të lirojë apartamentin, pasi pretendon, se i takon atij. Ne iu drejtuam Ashk, zyrës vendore të Librazhdit, duke i vënë në dijeni për rastin. Në përgjigjen e Kadastrës, na thuhet, se ishte prodhuar një certificatë pronësie, kur në dosje ka vetëm një kontratë privatizimi për një dhomë.Pas verifikimit, specialisti i Kadastrës, Shpëtim Halak, pranon gabimin dhe thotë, se do të kryhen të gjitha procedurat, që kjo situatë të zgjidhet dhe Viktor Tagani të pajiset me certifikatë pronësie për dy dhomat e tij