STOP-EMISIONI 69(Sezoni 11) 11 Dhjetor 2025-Bregdeti sperkatet me mashtrim, 1.4 milione euro per te blere..uje per dezinsektim.

Në qershor të vitit 2019, emisioni “Stop” publikoi investigimin e parë, që zbulonte manipulimin e tenderit për dezinsektimin e bregdetit shqiptar. Menjëherë pas publikimit, tenderi u anulua. Por vetëm një vit më vonë, në 2020, i njëjti shërbim u hap sërish dhe fituese u shpall kompania NRG, e cila mori përsipër të dezinsektonte të gjithë bregdetin, të ndarë në katër lote, për një periudhë dyvjeçare. Kostoja totale për buxhetin e shtetit: 1.3 milion euro. Në vitin 2022, e njëjta kompani fiton edhe tenderin e Bashkisë Divjakë për dezinsektimin vjetor, me një vlerë prej 120 mijë eurosh. Në total, kompania NRG ka përfituar 1.4 milion euro nga buxheti i shtetit për një shërbim, që teorikisht duhet të garantonte mbrojtjen e zonave turistike dhe të popullsisë nga mushkonjat dhe insektet bartëse të sëmundjeve.Por pyetja e madhe është: a është bërë realisht ky shërbim? Për ta verifikuar, këtë, ndalemi tek biocidet, substancat e detyrueshme për këtë shërbim, të vendosura si kriter nga shteti shqiptar, sipas direktivave të BE-së. Tre biocidet e lejuara janë VectoBac WDG, VectoBac G dhe VectoMax FG, dhe sipas të dhënave zyrtare, i vetmi importues i këtyre produkteve në vend, është pikërisht kompania NRG. Pra, sasia e biocideve të importuara nga NRG tregon, nëse shërbimi është kryer, apo jo.Sipas të dhënave të Doganave, nga viti 2019 deri në vitin 2021, NRG ka importuar vetëm 5,167 kg biocid. Ndërsa nga viti 2022 deri në vitin 2023, kompania ka importuar gjithsej 100 kg. Kjo do të thotë se në pesë vite, NRG ka futur në Shqipëri vetëm 5,267 kg biocid në total. Por kur krahasojmë këtë shifër me sasitë e kërkuara në tendera, diferenca është alarmante. Vetëm për dezinsektimin e bregdetit për periudhën 2020–2021, sipas dokumenteve të tenderit, kompania duhet të kishte në dispozicion 15,536 kg biocid. Pra, mungojnë 10,369 kg vetëm për këtë shërbim, një shifër që ngre dyshimin, se dezinsektimi nuk është kryer sipas standardeve, ose është bërë me ujë.

Një trenist ka treguar me foto, sesi ka ndryshuar teknologjia e trenave, që kur ai ka nisur këtë punë e deri tani, 26 vjet më pas. Ajo, që duket në foto, është se mjeti i transportit është një gjë komplet e ndryshme, në harkun kohor të 26 vjetëve.

Lidhur me shërbimin problematik të dezinsektimit, e njëjta situatë ndodh edhe në Bashkinë Divjakë. Sipas kritereve të tenderit, kompania fituese duhet të dezinsektonte 300 hektarë në vit, ose 600 hektarë për dy vite, duke përdorur 1 kg biocid për hektar, pra 600 kg biocid në total. Por kompania ka importuar vetëm 100 kg për këtë periudhë, duke rezultuar 500 kg të munguara. Në total, si për bregdetin ashtu edhe për Divjakën janë 10,869 kg biocid, që nuk ekzistojnë, që nuk janë përdorur dhe që nuk justifikohen.Për të marrë shpjegime, gazetari e “Stop” takoi dy pronarët e kompanisë NRG, por përballja me ta nuk solli asnjë shpjegim. Ata nuk sqaruan as dokumente dhe as argumente, se me çfarë janë kryer shërbimet, që kanë kushtuar 1.4 milion euro. Reagimi i tyre shton edhe më shumë dyshimet për një skandal financiar dhe procedural, ku shërbimi i dezinsektimit, që duhet të jetë thelbësor për shëndetin publik, rezulton i pambështetur me sasinë minimale të biocideve të importuara.

Të Fundit