Në redaksinë e emisionit Stop është drejtuar një qytetar nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një cështje pronësie. Ai i mori me rradhë shkallët e gjyqsorit e në fund e coi cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore, i dha prokurë avokatit Fatmir Gjika.Qytetari tregon, se kur u takua me avokatin i kërkoi 500 mijë lekë për kërkesë padinë, e më pas edhe 1500 euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë, që të fitonte gjyqin. Pasi mbaroi seanca avokati i kërkon edhe 500 mijë lekë, që gjyqtarët, pasi morën vendimin në favor, të hanin edhe një drekë.Shumën e fundit qytetari nuk ia dha. Në përfundim, kur zbardhet vendimi, kërkesa e qytetarit ishte rrëzuar. Në këto kushte ai i kërkoi avokatit paratë mbrapsht, por ky i fundit vetëm e mashtron vazhdimisht.Mbrojtësi ligjor i thotë qytetarit, se e kishte cështjen të fituar, por gjyqtarët u ofenduan, që nuk u dha drekën, ndaj e rrëzuan.
Ditën e djeshme transmetuam një problematikë nga Patosi.Në një lagje të këtij qyteti, në 19 nëntor 2023 në mes të natës, dy hajdutë kanë vjedhur 10 pula deti në familjen Malaj. Denoncimin e bëri Pëllumb Malaj, djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ai ka frikë edhe për sigurinë e nënës 85 vjecare, e cila jeton e vetme. Nga kamerat e sigurisë se zonës, ku ndodhi vjedhja, duket hajduti i pulave, Bajram Sulejmani, një komshi në zonë. Për këtë denoncim pyetëm të dyshuarin e ngjarjes, zotin Sulejmani. Ai mohoi cdo gjë, duke thënë, se punon taksi në të zezë, por nuk ka një alibi, se ku ka qenë natën e vjedhjes, në orën 2 të mëngjesit.Sot në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër video, ku Bajrami ka vjedhur pula dhe i ka futur ato në gjoks.
Një gazetare e BBC-së, ka dalë në transmetim me gishtin e mesit të ngritur. Por kur e ka kuptuar, që ishte live, është drejtuar menjëherë e ka nisur lajmet.Në pak minuta videoja është bërë virale.Parlamenti shqiptar ka miratuar sot në kohë rekord, në vetëm 7 minuta buxhetin nen për nen për vitin 2024. Ligji më i rëndësishëm i vitit është votuar mes kaosit e rrëmujës, tymueseve dhe karrikeve të hedhura pranë foltores së Kuvendit.