Jemi në zonën e Misto Mames, tek pallatet Cabej, për problematikën e qytetarin Astrit Maci, i cili është bashkëpronar në një ndërtesë 4 katëshe, e ndërtuar prej vitesh dhe e certifikuar. Qytetari shpjegon, se vlera e shtëpisë ka shkuar 400 mijë euro dhe u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 në shkallën e dëmtimit Ds5, që do të thotë rrezikshmëri e lartë. Astriti bëri të gjitha procedurat dhe iu drejtua Njësisë Administrative nr 6, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Ikmt për prishjen e objektit. Gjithashtu mori dhe lejen e ndërtimit dhe do të merrte vlerën 80 milionë lekë të vjetra për rindërtim. Edhe pse ka kërkuar prishjen, ende nuk ka gjetur zgjidhje, pasi i kanë thënë, se duhet ta prishë vetë. Firmat ndërtuese nuk ia kanë marrë përsipër, pasi është ndërtese ngjitur me banesa të tjera. Sot në ndërtesën e braktisur flenë të pastrehë, ose shkojnë për të bërë doza droge përdoruesit e lëndëve narkotike.Atje ka shiringa të hspërndara, mbetje ushqimore, duke e kthyer ndërtesën në vatër infeksioni.Edhe banorët e lagjes thonë, se ndërtesa në fjalë, përbën shqetësim për gjithë komunitetin, që banon aty rrotull.
Qytetari Astrit Maci i është drejtuar Njësisë Administrative nr. 6, e cila ka dërguar shkresa nëpër institucione të tjera për prishjen e ndërtesës së dëmtuar nga tërmeti në zonën e Misto Mames. Në fund të shkresës thuhet, se ai nuk ka rënë dakord me qytetarin për prishjen e saj. Për këtë fjali qytetari u drejtua në njësi dhe punonjësja tha, se nëse ekziston kjo shkresë, ajo do të dorëhiqej.Por shkresa iu vu përpara dhe zonja qëndroi stoike.Në muajin qershor 2023 qytetari ka marrë përgjigje nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, ku i thuhet, se vendimin për prishjen e një objekti, e merr njësia e vetëqeverisjes vendore dhe për këtë arsye ia kalon për kompetencë institucioneve të tjera, njësisë nr 6, Ikmt dhe drejtorisë së menaxhimit të objekteve në pronësi.Por në IMT i thonë, se duhet t’i drejtohet Këshillit të Ministrave, për të dalë me një vendim, pasi me lejen e ndërtimit, që kishte, duhet edhe ta kishte prishur. Këshilli Bashkiak ka hequr dorë dhe Imt nuk vendos për prishje.
Më mirë 5 milionë dollarë apo kthim në kohë në moshën 20 vjec? Me këtë pyetje u jemi drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe përgjigjet e tyre janë nga më të ndryshmet.Për disa prej të intervistuarve, rinia nuk blihet me para, ndaj do të donin ta jetonin edhe njëherë rininë. Për disa të tjerë, ajo që ka ikur ka ikur, ndaj më mirë paratë, për të patur mundsësinë, për të shijuar atë, që ka mbetur.