STOP-EMISIONI 67(Sezoni 10) 3 Dhjetor 2024-“Erdhi pronare, nuk e bera une”, eksperti e gjyqtari i japin pronen qorrazi.

Në tetor të këtij viti kemi transmetuar disa denoncime për Suzana Isufaj, me pretendimin, se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja, se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati, Agron Golja, i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, ku janë 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Në gjetëm një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët. Vetë Suzana Isufaj u shmang nga përgjegjësia.Ndërsa noterja Violeta Sulkaj, e cila ka bërë kontratën e qirasë në emër të Suzanës, me prokurë të skaduar, tha, se kontratën e ka bërë ndihmësja e saj, që kishte filluar punë prej pak kohësh. Suzana kishte gjetur fijet me një prej gjyqtarëve, Sokol Pine, që bëri Suzanën pronare. Ne përballëm Suzana Isufajn me një përfaqësi të 134 pronarëve, ku preket zona e Soronesë dhe nga dokumentat dhe faktet vetë Suzana pranoi, se kemi të bëjmë me dy prona të ndryshme, njëra Sorone e Angonatëve dhe tjetra Sorone Qinurio, që i bie të jetë Soroneja e re, ose prona e vërtetë e Suzana Isufajt dhe fisit të saj.Vendimi i Sokol Pines, që u montua me ndihmën e një akt ekspertimi të Kosta Malos, detyronte ATP-në, të rishikonte kërkesën e Suzanës dhe kjo e fundit nuk mund ta regjistronte dot pronën në hipotekë.Por Suzana përdor sërish gjykatën Sarandë, duke pretenduar, se prona 1500 hektarë është rrjedhojë e trashëgimisë nga gjyshi, bazuar në vetëm një dokument arkivor.Ne kemi patur një bisedë me gjyqtarin e ri magjistrat Entiliano Spahiu, që bëri pronare Suzanën në shkelje totale të ligjit, pa asnjë dokument të origjinës së pronës.Gjyqtari pranon, se vendimi i Sokol Pines kishte mbivendosje titujsh pronësie.

Në seancën e sotme parlamentare, ndërsa diskutohej buxheti i shtetit për vitin 2025, deputetët Eduard Shalsi dhe Flamur Noka janë përfshirë në replika personale. Noka i është drejtuar kolegut socialist Shalsi, duke i thënë, se i ka mbjellë flokët 3 herë, por nuk i mbijnë, se e ka kokën asfalt.

Një mësuese e shkollës 9 vjecare “Ramazan Jarani” në Tiranë, tregon, se regjistri elektronik smip, ku bëhet vlerësimi i nxënësve për klasën 4b është bllokuar nga 4 nëntori deri në 25 nëntor nga shkolla. Për këtë është vënë në dijeni drejtori Ilirjan Kalemasi dhe nëndrejtoresha Leonora, por problemi nuk është zgjidhur.Gazetarja takon drejtorin Kalemasi në 27 nëntor, por ai, i ndodhur në një aktivitet, kërkon kohë, për të dhënë sqarime.Pasi komunikuma sërish me drejtorin, ai u justifikua, duke thënë, se mësuesja mund të ketë futur ndonjë kod gabim.

Të Fundit