STOP-EMISIONI 66(Sezoni 11) 8 Dhjetor 2025-Nena me dy vajza ne rruge pas divorcit, burri dhe kunati i marrin shtepine

Kujtime Ramadani, tregon, se pas një martese 20-vjeçare, që nuk funksiononte më, vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj, Elton Ramadani. Ajo jetonte me të dhe dy vajzat në një apartament 60 m², në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Banesa ishte në emër të vjehrrit dhe vjehrrës, të cilët, para se të ndërronin jetë, e kishin lënë me testament për Eltonin dhe familjen e tij. Por situata mori një kthesë të dhimbshme. Eltoni vendosi ta dhuronte apartamentin tek vëllai i tij, Urim Ramadani, një manovër, për të nxjerrë jashtë shtëpisë Kujtimen dhe vajzat.Sipas avokatit Leonard Karaj, Eltoni shkoi edhe më tej, duke kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Kujtimes, që fillimisht u miratua në Shkallë të Parë, por më pas u rrëzua nga Apeli. Megjithatë, sipas palës së Kujtimes, Urim Ramadani e përdori këtë urdhër, edhe pse i pavlefshëm, për ta larguar sërish kunatën dhe mbesat nga banesa, duke vepruar padrejtësisht dhe duke i lënë tre gra në qiell të hapur.Motra e Urimit dhe Eltonit, Irma, deklaron, se prokura, që ajo dha, ishte, që apartamenti t’i kalonte Eltonit, Kujtimes dhe vajzave. Ajo tregon, se Kujtimja është kujdesur për prindërit e saj, sidomos për nënën, që ishte e sëmurë. Ajo dënon aktin e vëllezëve për ta nxjerrë në rrugë ish-kunatën dhe dy mbesat.

Në tavolinën e zyrës së saj, Ivanka Trump ka shpalosur tre libra për Shqipërinë, duke shfaqur hapur edhe interesin për të zbuluar rreth vendit tonë.Në rrjetet e saj sociale ajo ka postuar “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Kadare dhe dy libra historikë “Shqipëria” dhe “Shqiptarët”.

Lidhur me rastin e Kujtime Ramadanit, që u nxorr në rrugë nga ish-bashkëshorti dhe kunati, gazetarja e “Stop” kërkoi të fliste ish-kunatin, Urimin dhe bashkëshorten e tij, Valentinën, por nuk mori përgjigje. Nga ana tjetër, ish bashkëshorti, Elton Ramadani, fillimisht pranoi një takim, por më pas u tërhoq, duke thënë se “kishte punë” dhe se cdo gjë do të vendosjen në sallën e gjyqit në datën 23 dhejtor. Në fund, dy vajzat e Kujtimes tregojnë jetën e vështirë më të atin, që sipas tyre, pinte dhe i dhunonte. Nga ana tjetër, ato thonë, se për shkak të babait, sot janë të detyruara të enden nëpër kushërinj.

Të Fundit