STOP-EMISIONI 65(Sezoni 10) 29 Nentor 2024-“S’e shes shtepine, qe mos nderroj komshinjte”, apartamenti del gabim.

Jemi në zonën e Kombinatit për problemin e shtëpisë së qytetarit Fatmir Shaqiri, i cili prej vitit ‘85 ka marrë një apartament. Pas shumë peripecive ai ka marrë vërtetim pronësie në vitin 2001 në emër të tij dhe bashkëshortes. Por së fundi, nuk arrin të pajiset me certifikatë pronësie, pasi apartamenti i tij me nr. 45 është regjistruar në emër të komshinjve, familjes Dema. Fatmiri na tregoi, se nuk ka bërë asnjë ndryshim, përvec mirëmbajtjes së apartamentit.Përsa i takon raporteve me komshinjtë, jo vetëm që janë shumë të mira, por edhe arsye, pse nuk ndërron shtëpi.Ne biseduam me komshinjtë, me të cilët ka ndodhur ngatërresa, dhe kjo pasuri, do të sistemohet, duke korrigjuar certifikatat e familjeve Shaqiri dhe Dema.

Sot festohet 80 vjetori i clirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët. Edhe pse data e clirimit ka mbetur një argument debati pas rrëzimit të diktaturës, qytetarët nuk janë të interesuar për këtë diskutim.Ne i kemi ngacmuar ata për njohuritë, që kanë për këngët partizane e patriotike dhe talenti i tyre, për të improvizuar tekstet e këtyre këngëve, është mbresëlënës.

Kemi udhëtuar në Gjirokastër për një Monument Kulture të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për shtëpinë e Ficove, e ndërtuar në vitin 1902 nga Rauf Fico, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.Shtëpia ka stil barok, katër kate, 27 dritare dhe një oborr të rrethuar me gur dhe cati me rrasa guri.Grisela Fico, një prej trashëgimtareve të fisit Fico, thotë, se që nga nga viti 2012 dhe deri në 2024-ën, asnjë institucion nuk është kujdesur të riparojë dëmin, që iu bë shtëpisë në vitin 2012 nga një restaurim jo profesional. Ekspertët në atë kohë u mjaftuan me vendosjen e disa dërrasave në mes të shtëpisë, për të shmangur shembjen komplet të saj.Interesimi ynë bëri të mundur, që në bashkëpunim me Drejtuesin e Monumenteve të Kulturës Gjirokastër Andis Duka, shtëpia e Ficove të shkojë në vëmendjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Monumenteve të Kulturës, e cila ka dalë me një vendim për riparimin komplet të murit të shkatërruar që në vitin 2012.

Të Fundit