Debati politik dhe vallja ruse “kape sallamin”!
Seanca parlamentare u bllokua sërish. Të njëjtin fat pati edhe sot debati për reformën në drejtësi. Stop kërkoi reagimin e bashkisë së Durrësit për situatën kaotike me shitjen e aboneve,por nga bashkia thanë se po e verifikojnë situatën.
Rrahje barbare e të miturit në shtëpinë e fëmijës në Durrës!
Në 29 mars 2016 kujdestarja e shtëpisë së fëmijës në Durrës ka dhunuar një fëmijë 3 vjec e gjysëm.Kleo Cerri, jeton në këtë institucion, pasi prej 3 vjetësh është braktisur nga e ëma.Drejtoresha ka kërkuar pushimin nga puna të kujdestares.
Ujë i ndotur në Tiranë-Flamuri i “vyshkur” i Ministrisë së Kulturës!
Banorët e lagjes Ali Demi prej 3 muajsh furnizohen me ujë të ndotur. Një firmë private ka carë rrugën dhe ka lidhur tubacione të reja, duke shkaktuar këtë situatë. Pak metra nga bashkia e Mamurrasit derdhen ujrat e zeza. Ndërsa në Ministrinë e Kulturës, flamuri i varur në hyrje të institucionit, është në pikë të hallit.