Jemi në Peshkopi, kur në vitin 2014, Emrush Mani, zgjidh martesën me ish-bashkëshorten. Gjykata vendosi, që ai të takojë fëmijën cdo dy javë, në një ambient, që do ta gjenin mes palëve, në këtë rast gjetën si pikë takimi banesën e një njeriu të afërt për të dy.Denoncuesi thotë, se nuk e ka takuar fëmijën, pasi nuk e lejon ish-vjehrri. Nisi të paguajë pensionin mujor qysh në fillim, por pretendon, se Zyra e Përmbarimit Dibër i ka thënë, se duhet ta paguajë, kur të nisë procesi i takimit.Sipas ish-vjehrrit, i ati nuk ka shfaqur interes për ta takuar dhe nuk ka paguar detyrimet për pensionin ushqimor. Naim Kosiqi, i ati i gruas, thotë, se vajza e tij është martuar sërish në Maminas dhe ka shkuar në Itali të shohë jetën e vet. Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për cdo veprim.I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet, se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.
Xhulbleta, veshja 4 mijë vjecare shqiptare, u shpall pasuri e njerëzimit, duke u marrë në mbrojtje nga Unesko.
Si asnjëherë më parë, sheshi Skënderbej u mbush me mijëra të rinj dhe të reja nga të gjithë trevat shqipfolëse për të parë dhe dëgjuar koncertin e Dua Lipës, i fundit për turin botëror “Future Nostalgia”. Ky koncert ishte njëherazi dhe festa më e madhe për 110 vjetorin e pavarësisë.Sheshi u ndez me ngjitjen në skenë të Dua Lipës e cila performoi të gjithë hitet e saj.
“Urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot”, kështu u shpreh artistja e me famë botërore Dua Lipa për të gjithë ata që ishin të pranishëm në shesh për të.
Më 18 nëntor emisioni Stop transmetoi ankesën e studentes Fatma Banka.
Ajo u shpall fituese në Gazetari në Elbasan, por në datë 17 tetor, kur filloi viti shkollor, i thanë, se nuk plotësohej grupi prej 8 vetash, për të hapur degën, duke i ofruar studime në “Gjuhë Letërsi” ose “Histori Gjeografi”. Fatma rrezikoi vitin shkollor, sepse nuk donte degë tjetër përvec Gazetarisë. Gazetarja e “Stop” ndjek të gjitha hallkat, derisa mundëson përmes Ministrisë së Arsimit, dhënien e jë të drejte studimi për gazetari në Tiranë për Fatma Bankën.Pas këtij momenti, gazetarja con Fatmën në fakultet, e regjistron, dhe e ul në klasë, gati për nisjen e studimeve të ëndërruara.