Një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë ka tronditi vendin në datën 11 gusht të vitit 2018. Pasojat e këtij tërmeti i ka ndjerë edhe shtëpia e zotit Ibrahim Kuka, në Yrshek, Katund i ri.Ibrahimi tregon, se Emergjencat Civile e kanë nxjerrë shtëpinë si të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar me 870 mijë lekë të vjetra. Këto lekë Ibrahimi i ka marrë në prill të vitit 2019, por thotë, se me to nuk mund të bëjë asgjë, pasi shtëpia është gati të shembet. Ai thotë, se të ardhurat e tij nuk i dalin pasi janë 9 veta në familje dhe pensionet nuk mjaftojnë as për ilace. Në shkuam në një pikë inertesh, për të pyetur se cfarë mund t’i bëhet shtëpisë me shifrën 870 mijë lekë të vjetra. Punonjësi i pikës së inerteve thotë, se me atë shifër nuk mund të blesh asgjë, madje nuk del dot as nga themelet, sepse me kaq para mund të blesh vetëm 5 paleta tulla.Sipas tij, për një shtëpi duhen shumë materiale, të cilat me atë shifër nuk i blen dot.Gazetarja e “Stop” u rikthye sot në banesën e Ibrahimit,por ai bashkë me familjarët po rrinin në cadër, pasi shtëpia ishte shumë e dëmtuar.
Vendi është tronditur sot në orët e para të mëngjesit nga një tërmet i fortë, që ka shkaktuar dhjetëra jetë të humbura, rreth 600 persona të lënduar dhe shumë dëme materiale.Gjithë ditën ekipet e shpëtimit kanë vijuar aksionet për të mbijetuar nën rrënoja, duke bërë, që shumë jetë njerëzish të shpëtohen. Nuk kanë munguar ndihmat nga vendet fqinje në këtë situatë të pazakontë të fatkeqësisë natyrore.
“Stop”është ndalur pranë firmës Hodaj në autostradën Tiranë- Durrës, sepse shirat e fundit kanë lënë pasoja. Përfaqesuesit e kësaj firme thonë, se me ardhjen e stinës së ftohtë, e gjithë zona përmbytet.Aleksandër Sallata, përfaqësues i firmës Hodaj, shpjegon, se cdo vit firma përmbytet dhe nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Ai tregon, se në kanalin që kalon aty pranë ndodhet një kabëll 20 dhe nuk ka ndërhyrje. Kanali nuk mund të përballojë të gjithë ujërat, që vijnë edhe nga Yrsheku. Dëmet materiale, sipas tij, janë shumë të mëdha, rreth 14 milionë lekë në vit.Aleksandri ka shkuar dhe është interesuar tek ARRSH dhe Bashkia e Tiranës, por nuk është marrë asnjë masë.Në një përgjigje për emisionin “Stop”, ARRSH shpjegon, se tombinoja është në rregull dhe funksionale, por shirat e shtatorit ishin intensive. Kjo është një zonë problematike dhe si segment përfshihej në projektin, që do të rregullohej, por nuk është ndërhyrë, pasi ARRSH-ja ia kalon topin OSHEE-së dhe UKT-së, që duhet të bëjnë ndërhyrjet e tyre.