Në redaksinë tonë ka mbërritur shqetësimi i një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja thotë, se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9 vjecar, që fëmija të mund të vazhdontë studimin e instrumentit muzikor.Zona ka trokitur në shkollat “Servete Maci” dhe “Dëshmorët e Lirisë”, ku përvec arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.Në shkollën 9 vjecare “Servete Maci”, një ndërtesë e re me 8 ambiente individuale për studimin e instrumentit, drejtoresha e institucionit mohon, që aty bëhen vegla muzikore.Në shkuam edhe në shkollën tjetër “Dëshmorët e lirisë”, ku edhe këtu prej dy vitesh nuk ka konkurs për veglat muzikore.Këto dy shkolla, prej më shumë se 50 vjetësh kanë nxjerrë artistë të muzikës, por jo nuk do të ndodhë më.Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, kjo është një dhe një padrejtësi për prurjet në të ardhmen në lice.
Fundjava ishte e mbarë për Shqipërinë. Kombtarja kuq e zi fitoi me rezultatin 2-0 me Poloninë, duke e ngjitur në vendin e parë në grup vendin tonë.Erenik Beqiri, djali nga Shqipëria, rrëmbeu Luanin e Venezias në festivalin prestigjoz, në gjininë e filmave me metrazh të shkurtër me prodhimin kinematografik “A short trip”.Ndërsa në festivalin e teatrit “Kokofest”, që u mbajt në Korcë, Gentian Zenelaj mori cmimin e publikut.
Emisioni Stop dhe fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë marrë nismën, që të mbledhin canta për vitin e ri shkollor, për të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë. Arbër Hajdari tha, se për të shtatin vit rradhazi bëhet e mundur, që të shpërndahen canta për këtë kategori fëmijësh. Vetëm për tre ditë, janë shpërndarë rreth 1000 canta dhe kjo nismë do të vazhdojë.Jemi ndalur në Fushë-Krujë, pasi Alfred Karaj, tregon, se jeton i vetëm me tre fëmijët, dy vajzat dhe djalin e sëmurë me Hepatit C. Vajza e madhe është në klasën e tetë dhe e vogla në klasën e tretë, por asnjëra prej tyre nuk ka mundësi, për të shkuar në shkollë si fëmijët e tjerë. Alfredi tregon, se jeton vetëm me pagesën e kempit dhe 20 mijë lekë të vjetra, që marrin fëmijët. Emisioni “Stop” me fondacionin “Fundjavë ndryshe” kanë cuar ndihma ushqimore, veshje dhe cantat e shkollës së bashku me mjetet për familjen e Alfred Karajt.