STOP-EMISIONI 5(Sezoni 11) 5 Shtator 2025-“Duan qe te vdesin prinderit ne nje dite”, nuk i cregjistrojne nenen e vdekur.

Jemi në Durrës për problemin e qytetarit Mehmet Billa. Ai tregon, se në vitin 2002 ka humbur babain, por për arsye personale, nuk e ka ndjekur vetë procedurën e cregjistrimit të tij, ndaj sot, pas 23 vitesh, babai figuron i gjallë. Për të zgjidhur këtë problem i thonë, që duhet t’i drejtohet gjykatës.Në qershor 2025 Mehmeti thotë, se humbi edhe nënën, por gjendja civile e Durrësit nuk ia bën cregjistrimin të ndjerës, pasi e ndjera rezulton e martuar.Ne u drejtuam në Gjendjen Civile në lagjen nr 14, ku përgjegjësja e zyrës thotë, se po bëhen verifikimet në Arkivën e Durrësit dhe atë të Kukësit, ngaku ka ardhur familja në fjalë, për ndonjë akt vdekjeje.Pasi mori përgjigje negative, punonjësja vijoi me cregjistrimin e nënës së ndjerë me status të martuar, pasi bashkëshorti i saj rezulton i gjallë në gjendjen civile.

Sot përkujtohet 9 vjetori i shenjtërimit të shqiptares së madhe Nënë Tereza.Një video tregon për një kontroll të peshës së produkteve, që shiteshin. Por shitësit e pësuan keq, pasi kontrollorët u thyen peshoret, të gjithë atyre, që mashtronin me masën.

Edmond Hoxha, tregon, se në vitin 2010 ka ardhur me pushime në Shqipëri dhe ka sjellë me vete një motor uji. Ai thotë, se i kërkuan garanci 1000 euro në doganë. Kur iku, ishte vonë dhe nuk punonin agjencitë dhe polici nuk shënoi, që kishte mjetin me vete. Më pas motorrin e ujit e shiti në Belgjikë.Prej vitesh tashmë Edmond Hoxha po kalon kalvarin e hetimit dhe gjykimit për veprat penale të “Mospagimit të taksave dhe tatimeve” si dhe të “Kontrabandës së mallrave me regjim të ndërmjetëm”.Mbas një hetimi të thellë, të shtrirë edhe në shtetin belg, gjykata e pushoi padinë, me arsyetimin, se nuk ka shkelje. E megjithatë dogana i kërkon 16 milionë lekë detyrim doganor, qytetari nuk e ka bërë mbylljen e regjimit doganor.Gjykata Administrative e shkallës së parë, nuk e konsideron faktin, se mjeti është eksportuar dhe shitur jashtë vendit.Tani cështja është në Apelin Administrativ, ngaku qytetari pret zgjidhje.

Të Fundit