STOP-EMISIONI 59(Sezoni 11) 27 Nentor 2025-Grabiten me arme 200 mije euro, autoret zhduken, viktimat arrestohen, video.

Në datën 5 nëntor 2025, një grup miq, ishin në një lokal në zonën e Astirit, kur disa persona të maskuar dhe të armatosur i grabitin, duke marrë u marrë 200 mijë euro. Viktimat kishin pirë dhe u shokuan nga ngjarja, që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Grabitësit u larguan pa u kapur nga policia. Sipas denoncuesit, ditën e ngjarjes ai dhe miqtë u kthyen pranë lokalit, ku kishte mbërritur policia, për të dhënë deklaratë për gjithcka kishte ndodhur. Por ata u arrestuan për moskallëzim krimi, duke u lënë 72 orë në paraburgim, përpara se të liroheshin me masën detyrim paraqitjeje. Qytetarit në fjalë i sekuestruan edhe telefonin, ku kishte vizën angleze online. Ai humbi kështu punën në shtetin anglez, vec parave të grabitura.Gjykata e Tiranës ka deklaruar, se arrestimi ishte i ligjshëm dhe caktoi masën e sigurimit personal detyrim paraqitje për 6 persona.Raporti i policisë datë 6 nëntor 2025 konfirmon, se viktimat u arrestuan për moskallëzim krimi, por qytetari argumenton, se arrestimi nuk mund të konsiderohet në flagrancë, pasi ata u paraqitën vullnetarisht për të dhënë deklaratë. Nga bisedë me oficerin e policisë rezulton, se qytetari dhe shokët e tij u arrestuan vetëm pse u paraqitën, ndërkohë që në vendngjarje kishte qenë edhe një grup tjetër prej 13-14 personash, të cilët nuk u ndaluan.Eda Grimci, eksperte ligjore, shpjegon, se viktimat kanë qenë në gjendje të traumatizuar, ndaj duhet të ishin lënë në gjendje të lirë, pasi masa e arrestit nuk duhej të aplikohej ndaj tyre.

Në Moskë, pëllumbat e parë të transformuar në biodrone, kanë fluturuar në mënyrë autonome, falë çipave nervorë të implantuar në tru, njofton kompania ruse Neiry. Sistemi mbështetet edhe në navigimin GPS dhe kompania garanton mbijetesën “100%” të shpendëve pas implantimit.Kjo teknologji mund të përdoret për mbikëqyrje infrastrukture kritike, inspektime industriale, monitorim mjedisor dhe operacione kërkim-shpëtimi, me kosto të krahasueshme me dronët tradicionalë, por me autonomi më të madhe.Themeluesi Aleksander Panov deklaroi, se sistemi mund të adaptohet edhe për specie të tjera si sorrat, pulëbardhat ose albatrosët.

Qytetari nga Durrësi Hysni Hushi denoncon se, ndërsa dy prona të tij janë certifikuar normalisht, pjesa tjetër e pasurive, ka rezultuar në emër të një personi krejt tjetër. Sipas përgjigjes së ASHK Durrës, pronat figurojnë me pronar Përparim Selimusain, banor i Qerretit. Por ky i fundit, para noterit, ka deklaruar, se nuk ka dijeni dhe nuk ka autorizuar askënd për veprime, lidhur me këto pasuri.Megjithatë, ASHK i ka komunikuar Hushit, se nuk mund të kryejë veprime, pasi pronat janë në emër të dikujt tjetër, dhe për të vazhduar procedurat, ai duhet të paguajë tarifat e kalimit të pronësisë, edhe pse personi në fjalë, nuk i pretendon fare pronat.Hysni Hushi kërkon zgjidhje, duke theksuar, se prona e familjes së tij ka përfunduar në regjistra në emër të një njeriu të huaj, në një kohë që dy certifikatat e para, i janë lëshuar pa problem nga hipoteka. Ai kërkon korrigjimin e situatës dhe rikthimin e pronave në emrin e tij të ligjshëm.Pas instistimit të gazetarit të emisionit “Stop”,familjes Hushi iu zgjidh problemi.

Të Fundit