Pak ditë më parë transmetuam në “Stop” rastin e kompanisë së punësimit “Akademia europiane shpk” me administrator shtetasin italian Xhuzepe Xito.Një qytetar pagoi 140 euro për formularin e aplikimit dhe palët ranë dakord, që ai të nisej për punë në Itali brenda 16 tetorit.Por ai nuk u nis kurrë e nuk i mori paratë mbrapsht.Pas disa ditësh kompania ka mbyllur zyrat, që kishte te kullat binjake, pa paguar qiranë prej dy muajsh. “Stop” ka siguruar të tjera të dhëna, sipas të cilave, Xhuzepe Xito ka në emër të tij 13 biznese private, disa prej tyre fiktive. Ne gjetëm një restorant në bllok dhe një piceri në Don Bosko në pronësinë e italianit. Vec kësaj, në emër të Xhuzepe Xitos figuron edhe një OJF, që ai pretendon, se është nën ombrellën e Dhomës Tregtare Italo-Shqiptare.Por në një tjetër organizëm të tillë thonë, se nuk kanë asnjë lidhje me italianin, i cili madje i përdor edhe emrin.
Presidenti Meta takoi sot në zyrën e tij ish krerët e shtetit, mes të cilëve Sali Berishën. Meta e priti dhe e përcolli vetë Berishën deri jashtë, sipas traditës malësore, sic tha ai. Vetë Berisha foli në dalje të presidencës rreth 30 minuta mbi atë, që po ndodh me reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.I pyetur mbi mundësinë e shpërndarjes së parlamentit, Berisha tha, se do ta kishte bërë këtë akt, pasi parlamenti aktual duhet të ishte i kycur.
Jorgjia Meta nga Durrësi, tregon, se është pajisur me prokurë të posacme nga vajza e saj dhe ish-dhëndri për mbesën e vogël. Me këtë prokurë, ajo ka bërë dhe aplikimin për pasaportën e vajzës. Por në momentin e tërheqjes, nuk ia japin, pasi i kërkojnë edhe një prokurë tjetër të posacme për këtë veprim.Punonjësja e zyrës së “aleat” thotë, se rregulli i zyrës është i tillë, që duhet një prokurë e posacme.Duke qenë se, të gjitha veprimet për aplikim dhe mbledhje dokumentacioni, janë bërë me të njejtin dokument, gazetarja e emisionit iu drejtua drejtorisë së policisë së Durrësit, ku punonjësit thanë, se prokura është e vlefshme, por nuk ndërhyjnë do te firma private “Aleat”.