STOP – EMISIONI 57 (SEZONI 4) 20 nëntor 2018 Kamera e fshehte/“sheruesi”, qe te zgjidh gjithe hallet permes seksit!

Personazhi i sotëm i kameras së fshehtë të emisionit “Stop”, është një “shërues”, i cili i lidh me seksin të gjitha “hallet”. Pavarësisht nga objekti i ankesave të qytetarëve, synimi i tij është, që meshkujt të jenë të shëndetshëm dhe potentë seksualisht. Madje për këtë qëllim, nuk mungojnë as “ushtrimet demonstrative” me të gjithë ata, që i drejtohen. “Stop” sjell 3 raste, që shkojnë të “trajtohen” te Shefqeti. Vajzën e parë e përcjell shpejt. Burrit të dytë i jep këshilla seksuale, për të kuruar impotencën, por edhe të tretit, që ka hallin e xhaxhait në burg, i jep sërish receta seksuale.

Skulpturat e Ramës dhe inspektimet on line!

Kryeministri Edi Rama ishte në Gjermani në fundjavë për një ekspozitë personale të artit të tij. Por mediat shkruan, se gjatë transportit të punimeve, ndodhi një incident me disa nga skulpturat e Ramës.Më i qetë se të gjithë ishte Rama vetë, që mësohet të jetë shprehur, se punët do të riparoheshin të nesërmen.Kryeinspektori i Inspektoriateve, Shkëlqim Hajdari,ka shpërndarë sot 600 ipad, për t’i dhënë kështu fund inspektimit me blloqe dhe për të praktikuar inspektimet on line, sic e përmban detyrimi ligjor.

Lindita Boraku, nga Kurbneshi i Mirditës, tregon nga spitali sesi u dhunua nga bashkëshorti, Arben Boraku, dhunë pas së cilës, përfundoi e shtruar në spitalin e Mirditës dhe nën kujdesin e mjekëve. Me lot në sy ajo kërkon mbrojtje, pasi ka frikë, se pre e dhunës, mund të bien edhe 4 fëmijët e saj.Dhuna ndaj Linditës është përsëritur disa herë, por bashkëshorti i saj endet i lirë.Në seancën e sotme Lindita arriti të marrë urdhrin e mbrojtjes, ndërsa bashkëshorti, Arbeni u shpall në kërkim policor.

 

 

Të Fundit