Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon, se në 25 mars 2024 dhe 28 mars 2024 vëllai i tij u dhunua me levë nga një bashkëfshatar i Qesaratës së Mallakastrës dhe më pas iu bë atentat vetë atij me pushkë në të dalë të fshatit, në prani të nipit.Prokurori i cështjes, Mariglen Meta, ka bërë një hetim të dyshimtë, duke favorizuar atentatorin Fatos Lama. Sipas avokatit, Fatosi është lënë i lirë, pasi dhunoi vëllain dhe pas 3 ditësh, ai i bëri atentat Andreas dhe nipit të. Andrea thotë, se nuk ka pasur asnjë konflikt me agresorin, as ai dhe as i vëllai.Prokurori Mariglen Meta e ka klasifikuar atentatin ndaj avokatit, si armëmbajtje pa leje dhe jo tentativë vrasjeje.Sipas Andreas, klasifikimi, që prokurori i ka bërë ngjarjes, bën, që atentatori të dalë nëpërmjet amnistisë.
Dje ishte 17 nëntori, 80 vjetori i clirimit të Tiranës. Ne kemi pyetur banorët e kryeqytetit, të cilët nuk kanë dijeni për këtë datë dhe jo rrallë e ngatërrojnë me kthimin e Skënderbeut në Krujë, apo fitoren e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Stop ka arritur të zbulojë një fakt domethënës, që nxjerr automatikisht nul të gjithë procedurën e prokurorit dhe gjyqtares Nertila Përallaj, që kanë favorizuar atentatorin, duke i atribuar një vepër penale shumë herë më të lehtë, se ajo që ai ka bërë realisht.Vec të tjerash, rezulton, se avokati mbrojtës i atentatorit Fatos Lama, Malo Sadikaj, nuk e ka aktive licensën e avokatit, që nga viti 2017 e deri tani.I kontaktuar nga gazetari ynë, avokati Malo Sadikaj pranon, që nuk e kishte aktive licensën e avokatit, por ngul këmbë, që përfaqësimi në gjyq, nuk ndalohet nga mosrinovimi i kësaj license.Të nesërmen e takimit me gazetarin,Malo Sadikaj pagoi detyrimet, që nga viti 2017 në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe në 13 nëntor 2024 u pajis me licensë aktive.
Ky është një skandal i rëndë që kërkon hetime nga organet kompetente, përfshirë ILD, KLP, KLGJ dhe SPAK, për të zbuluar nëse avokati Sadikaj ka vepruar si sekser dhe ka shpëtuar nga kontrollet ligjore.