Pak ditë më parë transmetuam situatën me testimet dhe mjekimet kaotike për covid 19.Shqetësimi i radhës vjen nga Gjirokastra, ku pas bërjes së tamponit, ndonëse kanë kaluar shumë ditë, përgjigja nuk ka ardhur.Një denoncuese, që kërkon të mbetet anonime, thotë, se tamponin e ka bërë në 31 tetor,por nuk ka marrë përgjigjen. Kur është interesuar, i kanë lëshuar një vërtetim nga ISHP Gjirokastër, ku thuhet, se duhet të qëndrojë në shtëpi e izoluar 15 ditë.Vajza tregon, se përvec ankthit, nëse është me covid, ka edhe merakun e mosmarrjes së mjekimit, shëndetin e familjarëve dhe problemin e punës. Për këtë rast pyesim specialisten e ISHP Rajonale Gjirokastër, e cila shprehet sërish, se ende nuk ka dalë përgjigjia, ndaj vajza duhet të qëndrojë brenda 15 ditë.Arenc Brahimi, shefi I Epidemiologjisë ISHP Gjirokastër, argumenton, se përgjigja është vonuar nga ISHP qendrore.
Qytetarët kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, se ai pi ujë nga cezma dhe djali i tij lahet dy herë në ditë me ujin e rubinetit.Nuk mungojnë batutat dhe ironia për ujin e kryeministrit, pasi vetë banorët e Tiranës nagrkohen si mushka për të blerë ujë, edhe pse ujin në faturë e paguajnë për të pijshëm.
Një javë më parë transmetuam rastin e një konflikti të hershëm të një familjeje në Berat, gjë që coi në divorc në familje e mohim të cdo lloj kontakti.Burri I familjes, ndërroi jetë në Gjermani në muaji gusht, ndërsa vajzës së tij mohohet bursa, për shkak se I ati rezulton I gjallë në regjistrat e gjendjes civile. Në angjensinë funerale thanë, se duhet të vijë skeda e vdekjes, bashkë me vulën apostile, që të bëhet çregjistrimi.Në gjendjen civile shpjegojnë, se familjarët nuk kanë shkuar kurrë pranë këtij institucioni.Një ditë pas këtij transmetimi,vajza që bëri denoncimin, na njoftoi, se u bë I mundur cregjistrimi I babait të ndjerë.Ajo tregon, se e ka telefonuar pronari I agjensisë funerale, për t’I dhënë këtë lajm.Klea Sholla e ka vërtetuar këtë edhe në zyrat e gjendjes civile. Vula Apostile është bërë në 26 tetor 2020, ndërsa I ati kishte ndërruar jetë në 22 gusht në Gjermani.